Në Maqedonië e Veriut, edhe 45 viktima dhe 1.259 të prekur nga COVID-19

Shkup, 6 prill 2021 – Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit, janë  regjistruar 45 viktima dhe 1.259 raste të reja me COVID-19.

Më se 20 viktima janë regjistruar në Shkup, 4 në Manastir, nga 2 në Gostivar, Ohër, Koçan, Veles, Strumicë e Gjevgjeli dhe nga 1 në nëntë qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i ka regjistruar gjithsej 136.426 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre, 4.022 persona e kanë humbur jetën, 136.426 janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 21.265 sosh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot janë vaksinuar mbi 12.000 persona kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se pret që me sigurimin e vaksinave të reja nga Rusia dhe nga Kina të vaksinohen deri 7.000 persona në ditë.

Të martën në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Ato përfshijnë kufizimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 deri në orën 05:00 dhe ndalimin e punës së lokaleve të gastronomisë.

(r.m.)