Shkup, 8 maj 2024 – Në Maqedoninë e Veriut sot (e mërkure) po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Këto zgjedhje shihen si një sprovë për të ardhmen dhe rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe në zgjedhjet për president, beteja beteja e madhe politike pritet të zhvillohwet mes dy partive më të mëdha politike në vend – LSDM-së që ishte në pushtet deri më tash dhe VMRO-DPMNE-së që ishte në opozitë.
Test për fuqinë politike të këtyre dy partive ishte raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 24 prill. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova i fitoi 363 mijë vota, ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM-së pak mbi 180 mijë vota. Kjo flet për një rënie të dukshme të mbështetjes ndaj LSDM-së dhe ngritjes së VMRO-së.
Në raundin e parë të zgjdhjeve presidenciale i matën forcat edhe kandidatët e dy subjekteve politike shqiptare. Kandidati i Bashkimit Demkratik për Integrim (BDI) dhe partnerëve të koalicionit “Fronti Evropian”, Bujar Osmani, i mori 181 mijë vota, ndërsa kandidati i koaliciomnit opozitar “VLEN”-it, Arben Taravari, i fitoi 83 mijë vota. Votat e shqiptarëve konsiderohen si përcaktuese të zgjedhjes për dy kadinatë e blloqeve maqedonase, Davkovës dhe Pendarovskit. Por, partitë shqiptare nuk u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të votojnë ndonjërin prej këtyre dy kandidatëve.
Gjatë fushatës pwr zgjedhjet parlamentare dy blloqet e partive shqiptare ato janë përplasur se kush do të bëhet pjesë e qeverisë së re. VLEN ka marrë ftesë publike nga VMRO-DPMNE-ja për t’iu bashkuar kabinetit të pritshëm qeveritar, ndërsa BDI-ja dhe Fronti Evropian këmbëngulin që vullnetin e shqiptarëve në qeveri duhet ta përfaqësojë blloku i subjekteve shqiptare që fiton më shumë vota. Por, VLEN e konteston këtë parim, meqenëse BDI-ja e kishte shkelur vetë atë në zgjedhjet e 2017-s, kur kishte hyrë në koalicionin me LSDM-në, ndonëse zgjedhjet e kishte fituar VMRO-ja.
Drejtuesi i VMRO-së, Hristijan Mickovski, ka përsëritur vazhdimisht gjatë fushatës se nuk e dëshiron BDI-në në koalicionin qeveritar, duke i akuzuar drfejtuesit e saj më të lartë për ”korrupsion” dhe “dëmtim të interesave të shtetit”.
Para pak ditësh zoti Mickovski i shkoi në zyrë, në selinë e koalicionit “Vlen” në Shkup, zotit Arben Taravari, gjë që nxiti reagimin e ashpër të BDI-së dhe Frontit Evropian, të cilat e konsiderojnë VMRO-në si parti nacionaliste dhe anti-shqiptare. Ndërkaq kandidaten e VMRO-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, e akuzojnë se ka qëllim rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila i ka avancuar të drejtat e shqiptarëve në Mqedoninë e Veriut, pas konfliktit të vitit 2001.
Në Masqedoninë e Veriut kanë të drejtë vote rreth 1 milion e 800 mijë banorë, por pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje vështirë se e kalon 50 për qindëshin, për shkak të shkallës së lartë e emigrimit. Për k٥të arsye, autoritetet kanë mundësuar që në zgjedhjet parlamentare të votojnë edhe shtetasit e këtij vendi në diasporë. Megjithatë, një numër shumë i vogël i votuesve është paraqitur për të votuar në diasporë.
Zgjedhjet presidenciale jan të vlefshme nëse në to marrin pjesë mbi 40 për qind të elektoratit. Nëse shumica e votuesve shqiptarë nuk votojnë për president, gara për të parin e vendit mund të vihet në pikëpyetje.
(r.m.)