Në mbrojtje të identitetit kombëtar e shtetëror

NGA DEMONSTRATAT E 1968 DHE 1981, DERI TE UÇK-JA DHE PAVARESIA E KOSOVES

Me 27 Nëntor 1968, studentët shqiptar në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan e Podujevë, thyen tabunë e të demonstruarit masiv në shtetin Komunist Jugosllav. Më 11 Mars 1981 në Prishtinë student me simbolikën e “përmbysejes së pjatës”, filluan rrënimin e sistemit komunist nè ish-Jugosllavi. Studentët shqiptar më 1 Tetor 1997 protestuan në Prishtinë kundër dhunës sërbe, dhe prishen rehatinë e politikës paqësor. Më 28 Nëntor 1997, dalja publike e UÇK-së, dëshmoi rezistencën e veprimit ushtarak dhe përcaktimit drejt çlirimit më10 Qershor 1999, dhe shpalljen e Kosovës Shtet Demokratik e të Pavarur, më 17 Shkurt 2008.

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia

            Ngjarjet e 1968, ishin shpërthim i parë i demonstrimit të hapur për kërkesat tona politike, kombëtare e njerëzore. Praktikishat, këto ishin demonstratat e para në shtetet e lindjes komuniste. Në Nëntorin e madh, u dëshmua se; Te shqiptarët në Kosovë dhe treva të tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, nuk është plotësuar ende, asgjë nga e drejta kombëtare në drejtim të aspiratës dhe ndjenjës kombëtare për lirie e pavarësi. Aspiratë, kujtesës pozitive historike, e përcaktuar që nga Lidhja Shqiptare të Prizrenit (1878), dhe në vazhdimësi e përseritur, e hapur e shtruar në Mbledhjen e Bujanit, ditën e fundit të 1943 dhe dy ditët e para të 1944, e thënë me fortësisht e trimërisht, nga komunistët shqiptarë, ku ishin pranishëm dhe deshmuan, me nënshkrimin e tyre, edhe përfaqësues sërbë, e të huaj që ishin pjesëmarrë në atë takim. Këtë kërkesë e ripërseriten edhe me veprim ushtarak, gykën e pushkës, e trimëri kundështuese politike e kombëtare në krye me Shaban Polluzhën. Pas luftës, e shprehur edhe me veprime politike të hapura e ilegale të argumetuara ligjësisht, njerëzisht e kombëtarisht e  thënë dhe e bamë  në “Procesin e Prizrenit”. Por, këto ndjenja të ndjekura e të shtypur nga komunistët slave e të ndeshkuara me kodet e ligje diskriminuese komuniste me denime e burgosje drakonike deri në pushkatim, me qëllim që, t’ju tregohet shqiptarëve se, kanë trokitur në dyer të “gabuara”, të “veprimtarisë armiqësore” kundër shtetit. Ndëshkimet komuniste sllave, kishin qëllim që, shqiptarëve t’ju fusin frikë e shqetësim deri në ikje nga trojet e tyre. Të njohura e të përjetuara ishin individ e grupe të shumta veprimtarësh të lëvizjes kombëtare shqiptare, që përjetonin tmerre në trajtimet policore serbe dhe denimet të rënda burgu për “veprimtari e propogandë armiqësore”. Dimërin 1955/56 UDB-ja sërbe organizoi  “Aksionin e Armëve”  për dhunën barbare rrahje, frigësim e ndjekje masive të shqiptarëve, kur shteti në emër të kërkimit të armëve, trajtoi, rrahu e gjymëtoi me dhjetra e mija shqiptarë dhe vrau tre nga ata. Rikonfirmimi i “Marrëveshtjes Gjentlemene” të Qubrilloviqit nga politika komuniste Jugosllave më 1953, mundësoi Shpërnguljen e disa dhjetra mija shqiptarëve në Turqi, dëmtoi më shumë se kurrë më parë substancën kombëtare shqiptare. Pastaj, në vazhdimësi UDB-ja u bë hije përcjellëse e ndjekjes së shqiptarëve, duke I arrestuar e trajtuar në organe policore dhe burgje me dhunë fizike e psikike, duke i kërcnuar, për punën, bisedat të bëra edhe ne rrethe familjare e takime miqësor, shpeshherë edhe të zgjeruara, deri në shpifje e sajime për mendimin vlersues pozitiv “indoktrinimin”kombëtar, Janë të njohura burgosjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Kadri Halimi, Ali Aliu, Metush Krasniqi, për “Propogandë e veprimtari armiqësore”, vend bosht në Levizjen  kombëtare mori burgosja e strallit meteor, Mësuesit të atdhetarizmës shqiptare ,që do shëndrrohet në simbol të rezistencës kombëtare, Bacë Adem Demaçi 1958 dhe përseri me goditje edhe më të rëndë e me masa edhe më të ashpëra ndëshkuese më 1964, edhe më me shumë bashkëvepriumtarë të Bacë Adem Demaçit më 1975. Gjithënjë në ndjekje të shqiptarëve nga sistemi komunist titist, ndër ata dhe me ata edhe disa shqiptarë, të cilët me verbëri shërbëtori ishin në shërbim të okupuesit.

            Gjithë sistemi komunist Jugosllav, me vetëbindje propog andante për stabilitet politik, sepse, sipas tyre, Titoja kishte krijuar një opinion personal mbrenda shtetit, por edhe për shtetin Jugosllav në politikën ndërkombëtare se, sistemi komunist vetëqeverisës Jugosllav, ka një rend komunist të veçantë “liberal” nga të tjerët, edhe pse, i tillë nuk ishte për shqiptarët, me të drejta të barabarta për gjitha nacionalitetet të shumta që jetojnë në këtë shtet të përbashkët. Këtë sistem komunistët sllav, para popullit praktikish popullit e kishin improvizuar të tillë, por, nga mbënda e mbanin nën kërcnim të ligjit dhe aplikimit të dhunës. Këte dhunë të ngritur në nivel shtetëror, demonstratat e sudentëve shqiptarë, do t’ia prishin namin ndërkombëtar, dhe për mbenda reahtinë politike. Rinia e shkollore, studentore, intelektuale e patriotike e mbështetur dhe e përkrahur nga masat shqiptare, me Grupin e Studentëve të Shkollës së Lartë në Prizren, më 6 Tetor 1968, nisen Demostratat me kërkesa të drejta historike të kauzës kombëtare, nga, në sinkronizim vazhduan, më 8 Tetor në Suharekë-Therandë, 19 Tetor në Pejë, e më 27 Nëntor 1968 në skenën e madhe në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan e Podujevë. Demontratat e studentëve kosovarë u shtrijnë edhe në hapësira shqiptare jashtë Kosovës, demonstratat me kërkesa kombëtare u organizuan edhe në Tetovë më 22 e 23  Dhjetor 1968 dhe në Ulqin me 11 Qershor 1969. Me demonstrim të hapur, e kërkesa të natyrshme kombëtare e fortësim të guximshme kundër sistemit antishqiptar komunist Jugosllav. U demonstrua kundër padrejtësisë që ai sistem bënte ndaj shqiptarëve, padrejtësishtë të ndarë nga tërësia shtetëror etnike kombëtare, të ndaluar prej atdheut, historisë, gjuhës dhe simboleve kombëtare, popullit e shtetit të tyre Shqipërisë. Këto vëlime shpërthyese, si vullkani, dolën pa pritur e pa parashikuar nga asnjë nivel e mjedis politikë, shtetëror e srategjik të sistemit vendore komunist sllav. Këto demonstrata, pavarësishtë dhunës e represionit që kishte aplikuar okupuesit komunist ndaj shqiptarëve, demonstratat ishin befasuese e shqetësuese, për politikën dhe shtetin Jugosllav, Demonstratat sa ishin dëm e dëshprim për imazhin ndërkombëtar që kishte sistemi politik komunist Jugosllav, aq ishin dobishme, kurajuese e dëshmi e zgjimit kombëtar për shqiptarët. Pasi, pushtetarët Jugosllav, kishin mendje se, shqiptarët i kanë shtypur deri në atë masë, sa ju kanë topitur mendjen për ringritje në kuptimin kombëtare. Opinion politik kishte bindje se rehatia material që, as ajo nuk ishte në nivelin e viseve e popujve të tjerë Jugosllav, do t’i mbajë kështu të qet, pa ndonjë arsye të ndonjë ringjalljeje të ndjenjës për çlirim kombëtare, edhe për shumë kohë të ardhme. Poashtu, këto demonstrata ishin dëshprim për sistemin dhe “namin” që kishte Jugosllavia, përsonalisht Tito në politikën ndërkombëtare, jo vetëm në bllokun e tretë të të Painkuadruarëve,  për të cilin Tito e Jugosllavia, bashkë me Nehrun e Indisë e Naserin e Egjiptit, praktikisht ishin personalitete më popullore në politikën ndërkombëtare,(Konferenca e Parë Themeluese u mbajt me, 1961 në Beograd), që mendohej të qëndronte dhe t’ju kundërvihej dy blloqeve ideologjike të forcave të fuqishme ushtarake, blokut të sh teteve demokratike NATO,  dhe Paktit ushtarak diktatorial-komunist i Varshavës.    

                   Në demonstrate Nëntorit 1968, student shtruan këto kërkesa: Që Kosova të këtë Kushtetutë, e jo statut, siç e kishte deri atëherë. Të ketë Univesitet në vete, jo në kuadër të Beogradit. Që shqiptarët të kenë të drejtën e papengueshme në përdorimin e simboleve kombëtare, flamurit dhe himnin kombëtar shqiptar, I cili që nga 1948, kur ishte ndaluar, e deri me 1968 askush, përveç Ilegales shqiptare, as nga udhëheqsitë shqiptar, kurrë nuk e kishte përmendur, e le më ta ketë kërkuar, për çka deri atëherë, ishin ndjekur e burgosur shumë atëdhetar, si Bacë Adem Demaçi, e shumë veprimntarë të çështjes kombëtare shqiptare. Ndërsa, kërkesë kryesore-bosht, ishte Kosova Republikë, e cila shqetësoi shumë themelet e sistemit dhe strukturat politike, antishqiptarit Tito dhe atyre që ishin rreth tij. Madje, shqetësim shprehen edhe kuandot komuniste shqiptare, të cilat ishin në shërbim komunist sllavë. Ky ortek shkundulloi rehatinë e improvizuar të sistemit komunist jugosllav. Me këto dhe të kërkesa të tjera si këto, që fortësisht kërkonin korigjim në sistemin ekonomik, jehuan thellë në opinionin e mbrendshëm dhe atë Botëror. Demonstratate 27 Nëntorit 1968 ishin ngjarjet e para  qe ia prishën “namin” e imazhin politik e shtetëror propogadës sllave të Jugosllavisë “Vetëqeverisëse”, të “Vëllazërim-Bashkimit” të kombeve dhe kombësive në Jugosllavi. Këto ngjarje nuk shpëtuan pa u ndëshkuar nga “buzagazi me mizdrak pas shpine Tito”, duke I denuar organizatorët dhe pjesëmarrësit me vite burg të rëndë, denime e ndjekje të shqiptarëve të cilat, sikur ju duken të mangëta, do t’i përserisë e plotësojë edhe më 1972, në emër të “Letrës së Titos”, kur u ndëshkuan me largim nga puna e forma të tjera ndjekjeje qindar intelektual atdhetarë shqiptarë, të cilët ju kishin “shpëtur” Komiteteve e niveleve partiake e shtetërore të 1968. Ndëshkimet nuk thyen, as nuk zbehen ashpërsinë e vendosshmërisë këmbëngulëse për kërkesat e parashtruar në demonstrata. “Zhdërvjelltësia” e politikës komuniste sllave u tregua hulumtuese në prekjen emocionale të shqiptarëve, për fillim provoi me lejimin e flamurit kombëtar në përdorim zyrtar, më 1969, Më 1970, u detyrua të lejon hapjën e Universitetit, Në vazhdim  1971 leshoi në diskutim publik Amandmanet e Punëtorëve që, u finalizuan me Kushtetutën e Kosovës më 1974. Me përmbushjen e kërkesave të studentëve , kuadrot komuniste shqiptare, të cilat për 20 vjet, nga 1948-1968, nuk kishin hap asnjëherë gojen në asnjë nivel apo mjedis, as për dhunën shtetërore denimin e burgosjet e shumta, ndjekejn dhe rrahjen e shqiptarëve, as për dëbimin e tyre në Turqi. Tash filluan të dalldisen, të rrahin gjoks e të krrokasnin prapa shpine të padronëve, të cilëve verbërishtë ju shërbenin se, këto ishin merita dhe këta meritorët që nxorren këto të drejta për popullin e tyre shqiptar. Madje, disa nga ata, që janë të gjallë ende sot në Kosovën e pasluftës, po rrahin gjoks për këto plotësime të kërkesave të arsyeshme dhe të drejta kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, sikur me këto duan të ruajnë çfajësinë për sherbime që i bënë komunizmit serbë, të drejta që rinia studentore atdhetare shqiptare i nxorrën me sakrificë e vuajtje, me mund e gjak, madje edhe duke shtruar jetën e tyre drejtë kësaj fitoreje. Demonstratat e Nëntorit 1968, ishin nisma, ishin stralli që nuk ndali rrugëtimin atdhetar të vazhdimësisë drejt realizimit dhe aspiratës qëndrore, çlirimit të Kosovës nga dhuna mesjetare e okupuesit sërbë dhe mëvehtësimit të sajë shtet i pavarur e neutral. Gjitha përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë, kalonin përmes sakrificës e rrezikimit nga sistemi administrative komunist dhe sigurimi i shtetit UDB-ja. Administrata shtetërore ashpërsonte dhunën e ndjekjet, kudo që veneronte apo hetonte, përmes langojve të sajë, për qitje kokë, apo zë në drejtim të çështjes shqiptare. Kështu, u ndjeken dhe u denuan ashpër prej 4 deri në 15 vjet burg të rëndë, Grupi i Kamenicës 1975, prej 35 intelektualëve e veprimtarëve të spikatur të ciltët kërkuan prishjen e shenjët të bashkëjetesës. Po kështu, më 1979, pas vizitës së fundit të titos në Kosovës, armikut më tinzar të shqiptarëve, në fillim të vjeshtës 1979, vizitë të cilën rinia dhe intelektualët shqiptar, e pritën me parulla e veprime kundërshtuese se, nuk je i dëshirura për hapësirat dhe popullin shqiptarë, për çka tito urdhëroi politikën dhe sigurimin e shtetit, administratën e UDB-s që, të arrestohen ata që hudhën parulla dhe shprehen pakënaqësi për këtë vizitë të tija. Menjëherë, sigurimi filloi arrestin dhe për pak ditë arrestoi e burgosi mbi 400 të rinj e të reja nxënës, student, mësimdhënës e intelektual të niveleve e mjediseve te ndryshme të Kosovës. Pas trajtimeve policore e torturave fizike e shpirtërore, para “ligjit” dolën dhe u denuan nga 8 deri në 4 vjet 8 veprimtarë të çështjes kombëtare.

            Në vazhdimësi u përgatiten ngjarjet e madha të”Pranverës së madhe Kosovare”, që filluan me një simbolik domethanëse, me “përmbysje të pijatës”, në Menzën e studentëve në Prishtinë, në darkën e mbëmjes së studentëve më, 11 Mars 1981. Dhe nga ajo fillesë “sociale”, simblikisht filloi rrënimi I komunizmit që, do të shtrihen deri në masovitet të gjitha moshave, niveleve e mejdiset shqiptare. Paraprakisht, ishin pjekur gjitha parakushtet për aktualizimit hapur të kërkesave kombëtare e politike shqiptare. Kjo lavë vullkani që nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, në gjitha nivelet e mjediset u ngrit në nivel kombëtar gjithëpopullor, dhe u shtri në gjithë Kosovën.  Këto Demonstrata vazhduan në pas, më 26 Mars 1981, kur ishte edhe Stafeta e Titos. Asaj dite udhëheqësit komunist ishin të shqetësur, rrinin të shtanguar në tribunat festive, përkundër forcave të mëdha ushtarake e policore nga gjithë ish-jugosllavia, qeveritarët Kosovarë dhe ata nga Beogradi, ishin të shqetësuar e fikësuar, mos t’ju ndodh e keqja në këte ditë të veçantë festive. Vazhdimësia e demonstrimit shqiptar mori shtrirje gjithpërfshirëse më 1 e 2, Prill 1981, kishte tensione në gjitha qendrat e Kosovës, demonatratat u shtrijnë në gjitha  mjediset shqiptare në Kosovë dhe kishin përmbajtje domethanëse të gjërë kombëtare, ato,  shprehnin formën dhe përmbajtjen e synimit të aspiratës nga lashtësia e lavdisë historike deri në përmbarim. Këto demonstrate bashkë me “Solidarnostin” polak në Gdanjski, lëkundën ndërgjegjen e Evropës e opinionit botëror. Ishin “termet” për sistemet komuniste lindore dhe ju tërhoqën vemendjen opinionit demokratik botëror, të rishqytrojnë çështjen e përshtypjesë pozitive ndaj Jugosllavisë vetëqeverisëse e politikës së saj lideriste e të painkuadruarëve. Pranvera e Madhe 1981, konfirmoi urrejtjen hakmarrëse e të pa përmajtur sërbe ndaj shqiptarëve.Madje, duke humbur edhe kontrollin logjik të gjuhës së urrejtjes me fjalor e shprehje pezhorative se. luftuekan fundamentalizmin islamik dhe marksizm-leninizmin e tipit stalinain e enverist, shfryen mllefin duke rrënuar gjithçka nga vlera shpirtërore e material shqiptare. Por, shqiptarët me rezikime e skrafica i shtyjnë proceset e çlirimit  kombëtar, më 1989-90, organizuan subjekte partiake, LDK më 23 Dhjetor 1989, e humanitare, KMDLNJ më 14 ՚nëntor 1989 dhe, formësuan hapur kërkesat  kombëtare, krijuan një unifikim politik shqiptarë në Kosovë, njëherit ndërkombëtarizuan çëshjen shqiptare për Kosovën e rreth Kosovës, me Pajtimin e Gjaqeve të 1990 dhe ndarjen fizike e shpirterore dhe mëvehtësimin e sistemit shkollor  1991, formësun veprimet demokratike drejt mëvehtësisë së shtetit të Kosoves.Kur, as këto veprime demokratike të LDK-së, e cila çfrytëzoi gjitha hapësirat paqësore per çlirimin e Kosovës, nuk hasën në mirëkuptim e tajtim normal politik, demokratik e njerëzor. Shqiptarët. Me UÇK, më 28 Nëntor 1997, detyrueshëm filluan me veprime ushtarake dhe thelluan e zgjeruan ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptar në Kosovë dhe, detyruan faktorin ndërkombëtar të organizojë Mbledhjen Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje e Paris në fillim viti të 1999. UÇK-ja me faktorin ndërkombëtar NATO, më 12 Qershor 1999, fituan çlirimin e vendit  mbi forcat sërbe të okupimit, më 17 Shukrt 2008, shpallën pavarësinë e shtetit demokratike të Republikës së Kosoves. Shqiptarët rezalizuan të drejten historike, të drejten ligjore e shtetërore të njohur e të pranuar ndërkombëtarisht. Në të kundërten, me veprime ndryshe,siç thonin e atëherë e thonë edhe tash disa nga fryma e politikës komuniste, do ngelnim keq, siç ngeli Vojvodina, ndoshta edhe më keq se Vojvodina, Kjo është meritë e veprimtarëve atëdhetarë të Lëvizjes shqiptare e studentëve atdhetarë, rinisë patriotike e popullit liridashës të 1968,1981,1989,1999 e deri sot.

Parakusht i parë dhe pjekje e rrethanave kombëtare politike që krijuan kushte për ecje drejt çlirimit të vendit dhe lirisë së popullit shqiptar ishin se, duhej të ndodhnin. Këto levizje  evulutive kombëtare deri te shtetformimi, ishte se; studentët e 1968-së, tash kishin në duar sistemin shoqëror, entet dhe institucionet shoqërore, shkencore e shkollore, përveç sistemit administrative e politik, ku shteti dhe partia komuniste, kryente seleksionim të veçantë për pranim. Kuadrot, ish-studentët e 1968, tash ishin kuadro që kishin në dorë gjitha nivelet e mjediset e sistemit të arsimit shqip. Ata që, më 1968 kërkuan Universitet, tash ata vet punonin e udhëheqnin Universitetin e Kosovës. Ata tash kishin zgjeruar, rritur e shtrirë rrjetin shkollor fillor e të mesëm dhe edukonin brezet e reja, krijonin kuadro me orientime të drejta në nivel kombëtar, jo vetëm në hapësirën shqiptare të Kosovës, por edhe atyre nga trevat shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi dhe Kosovës Lindore. Me këto veprime ishin krijuar rrethana më të volitshme në drejtim të materalizimit kombëtar që, për një kohë ishte i ngulfatur. Tjetërsimin e gjendjes, daljen nga robëria sllave, shqiptarët e shihnin, me shkëputjen e bashkëjetesës shtetërore nga sërbët, prishjen e asaj që komunistët thonin se, Kosovës vetëm emëri Republikë I mungon!  Kjo edhe kishte mbetur kërkesa e pa përmbaruar nga Demonstratat dhe zëri i arsyes së rinisë atdhetare shqiptare. Tash kishte edhe një mundësi depërtimi, kur titoja ishte matufosur, propogandohej politikë paqësore e painkuadrimit. Veçmas ishin theksuar veprimet antishtetërore  të kroatëve më 1971 e Liberalëve sërbë, e shumë veprime antishtetërore të popujve josllav, kudo në Jugosllavi, që kishin fillur të lëviznin, por ata nuk ndiqeshin si ndiqeshim ne shqiptarët. Sërbët, kroatët e sllovenët, përgatiteshin për periodën e pastitos. Ata për këtë përgatitnin projekte e elaborate të reja dhe I përpunonin gjitha verzionet alternative edhe nga projektet e vjetëra. Thjeshtë, çdo popull e mejdise, mendonte dhe punonte për ndarjen e bashjetesës dhe prishjen e sajesës së”Vëllazërim-Bashkimit”. Ndërsa për trazirat e mundshme në Kosovë, sërbët gjithnjë llogaritnin dhe kishin projete të rezervuara. Madje,ishte përmendur edhe alternativa e dhunës në disa nivele shtetërore, për përdorimin  e represionin policor e ushtarak. Kështu, gjithnjë fajësonin shqiptarët, përmes vetëfajësimit, që e gjenin në besnikrinë dhe verbërinë sherbyese të dia kuadrove ekzekutive komuniste shqiptare, që ishin në sherbim të politikës komuniste sllave, kështu vepronin gjithmonë.Kështu vepruan edhe më 1981.

Synimi ynë kombëtar, asnjëherë nuk ishte çështja ideologjike, shqiptarë gjithmonë  kishin synim lirinë  kombëtare çlirimin e atdheut nga robëria mesjetare e dhunës sllave, ky synim ishte aspiratë historike e vazhdimësisë që kishte fillet që nga Lidhja SHqiptare e Prizrenit dhe fillimshekulli 20-t, Po këtë synim për çlirim  dhe liri kombëtare kërkojmë ta permbushim në fund të shekullit. Andaj,  edhe pas disa vjetësh politik paqësore, e cila  ndërkombëtarizoi çëshhtjen shqiptare, okupimit e dhunes sërbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, por nga ashpërsia ortodokse sllave dhe urrejtja e saj ndaj çdo vlere kombëtare shqiptare, beri që, okupuesi barbar serbe mos të lejon ndonje lëkundje pozitive në favor kombëtar të shqiptarëve,  Robëruesi, dhunën e ngriti në sistem shtetëror dhe përkundë”dëgjueshmërisë” se popullit shqiptar ndaj pushteti okupes sërb, ai e beri zyrtare ushtrimin e dhunes ndaj popuillit shqiptar. Lindi UÇK-ja, si reaksion ndaj dhunës, skajshmërive, shpeshherë jo në konfrontim të ashpër. UÇK-ja doli si nga legjenda, ishte domosdo e shpëtimit të kësaj hapësire shqiptare nga fanitja që I kërcnohej për të luftuar liri e pavarësi të Kosovës. Pasi faktori mbrendashqiptar dhe ai ndërkombëtar, thuaja se pushoi, jo vetëm së vepruari, por edhe së foluri për dhe rreth Kosovës. UÇK-ja ishte skaji I mundësisë së durimit ndaj dhunës dhe pacifizmit politik, është imponim për veprimet e veta ushtarake, ka qitur në rend të ditës dhe ka thelluar aktualizimin e çeshtjën shqiptare në agjendën ndërkombëtare. Kjo, UÇK-ja dhe Levizja e studentve, 1 Tetor 1997, dhe protestat masive të popullit shqiptar në Kosovë 1998-99, përkundër ngulfatjës që u tentua tu bëhet, ndërskamcat e lakadredhat e improvizuara që i kundërvuan nga vet shqiptarët dhe mbrenda vet shqiptarëve me të tjerët, Kjo Lëvizje studentore, më vonë UÇK-ja, hapën binarë të rinjë e me arshyeshmmëri të natyrshme, orientuan ndriqimin e rrugës kah mund të shkohet në Pavarësi të Kosovës.

            Vargoni I ngjarjeve, që nga 1968 e deri te 1 tetori 1997, me studentët dhe UÇK-në, e deri te 17 Shkurti 2008, Shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës shtet I pavarur e demokratik, Nuk është kohë shumë e gjatë, por veprimet janë të fuqishme e vazhdimësi e zgjerimit të masave dhe ngritje e vetëdijes kombëtare shqiptare për liri. Këto levizje, zgjuan interesim e përkrahje, jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Me këto subjekte e veprime politike e ushtarake, Kosova doli nga harresa e padrejtësisë historike, tash shihej e dëgjohej në sipërfaqe të opinionit politik ndërkombëtar dhe mori përkrahjen politike e ushtarake ndërkombëtare. Me këtë UÇK-ja, me 23 Mars 1999, solli aleatën e forcave ndërkombëtare të NATO-s dhe me këtë aleancë Kosova dhe shqiptarët pas 78 ditësh bombardimesh e luftimesh, në mbështetje të Marrëveshtje së Kumanovës, më 12 Qershor 1999, pas 87 vjetësh robërie, detyroi farcat okupuese të dhunës barbare sërbe, që deri më 20 Qershor 1999, të lëshojnë Kosovën, e kështu kjo hapësirë shqiptare dhe shqiptarët e Kosovë të përjetojnë gëzimin monumental të lirisë së pritur me shekuj.