Flutura (Ndreu) Dema – 1942 – 2021
Nga Beqir SINA – New York
NEW JERSEY : Me 21 shkurt në mbrëmje ndërroi jetë pranë familjes së tij të dashur, Qemal Dema, i persekutuar politik dhe qëndrestar ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri. Ndërkohë, bashkëshortja, gruaja burrnesh, fisnike dhe pinjollja e “Derës së Madhe” Ndreu, Flutur (Ndreu) Dema, ndërroi jetë afro tre muaj – pas atij që si thotë një shprehje profetike : “ashtu si e deshi dhe e mori”, me ndarjen nga jeta të saj në mëngjesin, e 30 Maj në Nju Jork.
Në llogarinë e saj njëra prej vajzave ishte ajo që shpërndau kumtin : “Me dhëmbshuri dhe trishtim të madhë, ju lajmërojmë që mami dhe gjyshja jonë e dashur, Flutur (Ndreu) Dema, ndërroi jetë në mëngjes, me 30 Maj,” duke ngashëruar se si dhe babai i dashur, i 4 vajzave, Qemal Dema, tre muaj më parë, nëna e tyre qe e rrethuar me shumë dashuri, me vajzat, mbesat dhe nipërit kur dha frymën e fundit: “ Akoma nuk e besojmë ose pranojmë që na ka lënë kaq shpejt. Ajo ishte nje shtyllë e familjes tone” shkruajti vajza e saj Lika.
Familja Dema, dhe pjestar të familjes Ndreu, të afërmit e tyre, miq, dashamirë, dhe një numër i madh bashkëvuajtësish, ish të burgosur politik, ish të interrnuar nga kampet e interrnimit, Lushnje, Fier, Vlorë, u bënë së bashku për t’i thënë lamtumirën e fundit për qendrestaren, gruan burrnesh, fisniken dhe pinjollja e “Derës së Madhe” Ndreu, Flutur (Ndreu) Dema, të martën në qëndrën Islamike Shqiptare-Amerikane (43 Monroe St, Garfield, NJ), ceremoninë e mbajtur nga Imam Rifat Halili.
“Kemi humbur simbolin e guximit, të trimrisë, të fisnikërisë! Kemi humbur simbolin e krenarisë, të karakterit, të rezitencës e të papërkulurin nga diktatura brutale! Kemi humbur anti komunistin numër 1! Kemi humbur Heroin Tonë!!” do të shkruante ish i burgosuri politik, Kurt Kola, tre muaj më pare në një mesazh ngushëllimi, ndarjen nga jeta të Qemal Dema.
Nipi i saj Shpëtim Ndreu, shkruan në llogarinë e tij : “Sot vdiq e qetë halla jonë Flutura Ndreu (Dema,)e bija e Beshir Isuf Ndreu. Vjeç 79.Motra e Bajramit, Zyberit,Besnikut, Xhaferit dhe Lavdurimit dhe motra e Qefseres.Të pikëlluara shumë janë 4 vajzat,Mira,Lindita, Bardha dhe Lika.Qofshe e xhenetit halla jonë e shenjtë”.
Më pas, varrimi i saj u mbajt në varrezat qytetare Laurel Grove Cemetery në Totowa, New Jersey.
Flutura la pas 4 vajzat : Fatmira, Lindita, Fatbardha, Liria! dy vëllezërit, plot nipa e mbesa të familjes së madhe, Dema
Ngushëllime shpreh me këtë rast edhe gazeta Illyria, për familjen Dema dhe Ndreu