Palermo, 20 gusht 2024 – Pronari i një vile pranë zonës ku u përmbyt jahti superlukzos me vela “Bayesian” pranë brigjeve të Palermos, ka treguar se nga njëra prej kamerave të shtëpisë së tij e ka regjistruar gjithë skenën e mbytjes.
Ai ka treguar për mediat italiane se jahti është fundosur brenda vetëm 60 sekondave.
Vila e tij ndodhet vetëm 200 metra larg vendit të mbytjes së jahtit.
“Ju mund të shihni qartë se çfarë po ndodh. Nuk mund të bëhej asgjë për anijen. Ajo u zhduk në një kohë shumë të shkurtër”, i ka thënë pronari i vilës gazetës “Giornale Di Sicilia”.
Zyra e prokurorit publik në Termini Imerese mund ta marrë videon për hetimin e fatkeqësisë.
Jahti “Bayesian” u mbyt më 19 gusht, herët në agim. Në bordin e saj gjendeshin 12 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit. 15 prej tyre u shpëtuan, kuzhinieri u gjet i pajetë në ujë, kurse 5 të tjerë, përfshirë pronarin, nuk janë gjetur ende.
Dyshohet se ata janë ngujuar në ambientet e jahtit. Zgytësit kanë arritur deri te hajti, 50 metra thellë në det, por nuk kanë arritur të futen brenda.
(r.m.)