Prishtinë, 7 shtator 2024 –Shtatorja e Presidentit historic të Kosovës, Ibrahim Rugova, në qendër të qytetit në Podujevë u zbulua të shtunën.
Në ceremonnë e zbulimit, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, drejtues të pushtetit lokal në komunën e Podujevës e në disa komuna të tjera dhe përfaqësuses të subjekteve politike të Kosovës. Morën pjesë edhe familjarë dhe bashkëpunëtorë të Presidentit Rugova.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e rastit, tha se Presidenti Rugova, arkitekti i shtetit të Kosovës, jetësohet në bronz, për t’ua përcjellë banorëve të krahinës së Llapit mesazhin e forcës së Lirisë, Paravësisë dhe Demokracisë në Kosovë.
“Kjo shtatore nuk është vetëm një vepër arti, por një testament i idealeve për të cilat Rugova punoi deri vdekje – për Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike”, theksoi ajo.
Presidentja Osmani theksoi gjithashtu se presidenti Rugova qëndroi i palëkundur në vizionin e tij për Kosovën edhe në ditët më të errëta për Kosovën dhe popullin e saj.
Ajo tha se Podujeva, me ngritjen e shtatores së Rugovës, përcolli mesazhin e përbashkimit rreth Republikës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Presidenti Rugova u qëndroi besnik parimeve të tij në të gjitha periudhat e historisë për krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Vizioni i qartë, mençuria, thellësia e mendimeve dhe këmbëngulja e Rugovës bëri që populli i Kosovës të shpëtojë nga një rivalitet i egër politik për zhbërjen e shtetësisë së vendit tonë”, theksoi ajo, ndër të tjera.
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kujtoi se Presidenti Rugova e konsideronte lirinë si vlerë individuale dhe univerzale njerëzore dhe ounoi me tërë qenien për realizimin e saj.
Presidenti Sejdiu tha se Presidenti Rugova, me gjuhën, kulturën dhe sjellkjen e tij, u bë frymëzim për shqiptarët që u bashkuan në rrugën e lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se zbulimi i shtatores së Presidentit Rugova “është një kujtim i përjetshëm për njeriun që e udhëhoqi Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë, me urtësi, qëndresë dhe vizion të qartë.
Në emër të familjes Rugova, udhëheqjen komunave të Podujevës dhe qytetarët e komunëqs së Podujevës, i falënderoi djali i ish-presidentit Rugova, Uka. Ai e përgëzoi autorin e shtatores, skulptorin Gëzim Muriqin.
Zbulimi i shtatores së Presidentit Rgova në Podujevë u bë në 34 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së parë të Republikës së Kosovë, të njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”.
(r.m.)