Prishtinë, 30 janar 2023 – Fondacioni gjerman Friedrich Ebert (FES) do të prezantojë sot(e hënë) në Prishtinë një draft të Statutit të Asociacionit të komunaveme shumicë serbe në Kosovë, n i cili është i hartuar nga ky fondacion, në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe (EIP).
“Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”, thuhet në njoftimin e FES.
Në fillim të këtij drafti thuhet se Asociacioni themelohet në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Në nenin e parë të draftit theksohet se Asociacioni i komunaveme shumicë serbe në Kosovë është një entitet legal, i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.
“Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës” thuhet në nenin e parë të këtij drafti.
Në këtë draft janë paraparë edhe kompetencat që do të ketë Asociacioni në fushën në të gjitha fushat.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
(r.m.)