Në Prishtinë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Prishtinë, 29 janar 2022 – Të shtunën në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta është organizuar Partia Sociademokrate (PSD).

Me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se propozimi i ZRRE-së duhet të kthehet mbrapa, pasi në të kundërtën do të ketë protesta çdo ditë.

Aktivistët e PSD-së kanë hedhur qirinj dhe poçe elektrike në drejtim të Qeverisë, si shenjë revolte.

ë Prishtinë është protestuar edhe më 26 janar kundër rritjes së rrymës.

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë, por jo për bizneset. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.

(REL)