Në Prizren gjenden mbetje mortore që mund të jenë të viktimave të luftës

Prishtinë, 10 nëntor 2023 – Të premten, në hapësirën varrezave në lagjen Tusuz të Prizrenit janë gjetur mbetje mortore që mund të jenë të viktimave të luftës së fundit.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bëri të ditur se gërmimet që kishin nisur sot në këtë lokacion, në vazhdën e gërmimeve të bëra më herët në tri lokacione në hapësirat e varrezave të qytetit të Prizrenit.

“Gërmimet e filluara në mëngjes tanimë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që mund t’u përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur. Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin, përmes analizës shkencore të ADN-së”, thuhet në njoftimin e komisionit.

Gërmimi i sotëm në lokacioni Tusuz të Prizrenit është lokacioni i trembëdhjetë i gërmimeve vlerësuese gjatë këtij viti në territorin e Kosovës, ndërsa i shtati që rezultoi me gjetje të eshtrave.

(r.m.)