Ne që desh e kthyem botën përmbys

Nga Arben Dedaj, New York

Ajo çfarë pamë nga rezultatet e zgjedhjeve të së martës ishte një amnisti totale që populli i Amerikes i dha presidentit Trump. Mbas nëntë vitesh plot shpifje, akuza dhe aktakuza, arrestime, procese gjyqësore, dy herë tentativa vrasjeje, në 5 nëntor, elektorati amerikan i dha në mënyrë masive Zyrën e Presidentit, Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe votën popullore. Pra populli amerikan jo vetëm e shpalli të pafajshëm, e ftoi që ta qeveriste për herë të dytë duke e ngjitur në postin më të fuqishëm të botës

Por të përqendrohemi pak kush ishte ky popull. Sepse mediat kanë thënë se mbështetësit e Trump janë nazistë, racistë, supremacistë të bardhë, homofobë, ksenofobë, tradhtarë, plehra etj. 

Ajo çfarë pamë të martën në mbrëmje ishte se mbeshtetësit e Trump vinin nga çdo ngjyrë, fytyrë, etnicitet, gjini etj vetem se kësaj rradhe ishin më të shumtë në numër, në krahasim me 2020 apo 2016.  Me fjalë të tjera, ky është një diskretitim total jo vetem  ndaj kundershtarëve të tij por mediave, të cilat edhe këtë fushate “i dhuruan” 87% mbulesë negative. Ndërkohë që për kandidaten e pavotuar në primare por të emëruar nga elita, Kamala Harris, ishin 77% pozitive.  Unë mendoj se verdikti i sovranit amerikan ishte gozhda e fundit në arkivolin që mediat ia përgatitën vetes, që ditën e parë që Trump hyri në garë.

Në fakt sot pashë një status nga Elon Musk ku ai u drejtohej përdoruesve të platformës se tij me fjalët: “Tani mediat jeni ju”.  Statusi kishte 55milionë klikime dhe 1 milionë “likes”, shifra që e gjithë elita mediatike siç e njohim nuk i bëjnë bashkë, në këtë gjendje mjerimi që është.

Unë nuk e di se ç’duhet t’bëjnë mediat për të rifituar besimin e audiencave të tyre, dhe ne fakt nuk jam i sigurt që mund ta fitojnë atë përsëri çfarëdo që të bëjnë. Por një gjë jam i sigurtë, të paktën këtë katër-vjeçar, sektori i gazetarisë do të ketë krizë vendesh pune . Dhe të mos ia vënë fajin askujt përveç vetes së tyre. Vetë e kanë helmuar këtë industri dhe audiencat e tyre.

Për ju që mendoni se keni një panoramë të qartë në mendje se kush është Trump, kush janë mbështetësit e tij apo çfarë çmendurie do të bëjë ai sapo të futet në Shtëpinë e Bardhë, mendoni pikë së pari ku i keni marrë ato njohuri. Të lindësh injorant është aksident, por të vdesësh injorant është fatkeqësi.

Edhe unë si ju dikur, mendoja se CNN ishte “The Most Trusted Name in Neës” (Emri më i besueshëm në lajme).

Së fundi, drejtuar brezit të ri: budallai mëson prej gabimeve të veta, ndërsa i mençuri prej gabimeve të shokëve. Mësoni prej nesh që gati e kthyem botën përmbys.

Veq po tham .