Në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” në Riverdale, New Jersey, u inaugurua instalacioni i “Folesë së Shqiponjës”

 

Nga Beqir SINA – New York

RIVERDALE, NJ

Dje, ditën e diel 11 qershor në oborrin e Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) në qytetin Riverdale – New Jersey, është përuruar sheshi i “Folesë së Shpiponjave” me zbulimin veprës së artit “Shqiponjës” një skulpture e madhe mermeri të zi .

“Shqiponja” është vepër e artisitit Gëzim Ballabani, me donacion nga kompania “ Royal Marble and Granite” në New Jersey . Një shqiponjë, kjo, e punuar prej mermeri të zi, e cila peshon rreth 2 ton, e lartë rreth 6 metra, dhe ka një bazament betoni prej 5 metrave katror me lulishten për rreth.

Ajo është vendosur me një pamje krejtësisht ballore, në hyrje të ndërtesës tre katëshe, e cila është dhe qendra më e madhe e shqiptarve nê Amerikë, e njohur si qendra e struganve “Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC)” në qytetin Riverdale – New Jersey. 

Instalacioni është i quajtur “Foleja e Shqiponjês” i është dedikur njerit prej simboleve tonë kombëtar atë shqiponjës me dy krena të flamurit kuq e zi. 

Punimi artistik “ Shqiponja” u inagurua me ceremonin e prerjes së shiritit dhe zbulimin e mbuleses së mëndafsht ngjyrë të kuqe, nga kryetari i kësaj Qendre z. Astrit Zhaku, ish kongresisti republikan i New York-ut, Joe DioGuardi- kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Paul Carrell, Mayor of Riverdale, Michael Serra – Mayor of Pomton Law, David Kohle – Mayor of Pequannock, diplomati Fatmir Zajmi, Agim Ismaili, nga qendra kulturore “Hasan Prishtina”, Eddie Drishti kryetar i Shoqatës Rozafa, dhe ish deputeti i LDK-ës, Fation Bislimi, e të tjer.

Kreu i struganve në Nju Xhersi, Astrit Zhaku pasi faleminderojë të gjithë ata që u bashkuan me struganët në këtë ceremoni, tha se kjo Qendër është e veçantë, “sepse, këtu komuniteti strugan mblidhet për të festuar festat tona kombëtare, festojmë e zhvillojmë aktivitetet e komunitetit strugan, kemi edhe shkollën shqipe që e kemi shkollën për fëmijët shqiptar në Nju Xhersi”.

Ai më tej duke folur për këtë qendêr tha se : “Kjo është një qender multifunksionale e të gjithë komunitetit shqiptar. Këtu ne ruajmë kulturën, traditën dhe gjuhën tonë të ëmbël dhe të bukur Shqip”

Ndërsa, duke folur për inagurimin e instalacionit “Foleja e Shqiponjës” Zhaku, kujtojë se më 28 Nëntor 4043, Heroi ynë mbarë kombëtar dhe komandanti ushtarak legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e ngriti atë mbi kalanë e Krujës flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare.Ku në mes të flamurit është vendosur edhe një shqiponjë dykrenare “Eagle United” që përfaqëson ne shqiptarët e bashkuar” tha ai.

Në ndërkohë vazhdoi kreu i struganve që sot simboli ynë i krenarisë tonë kombëtare Shqiponja e zezë me dy krena, është duke u përuruar para qendrës tonë (Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ – Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) Riverdale New Jersey), ne jemi mbledhur : 

“Për të nderuar kontributin e komunitetit strugan në New Jersey, themeluesit dhe veprimtarët e kësaj qendre madhështore, që së bashku kemi punuar kaq shumë dhe jemi duke punuar vazhdimisht për të ruajtur kulturën , historinë dhe traditë tonë . Falë këtij komuniteti kemi sot këtë vepër të mrekullueshme, e cila është vepër e Gëzim Ballabanit, për punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në këtë projekt, të dhuruar nga kompania “ Royal Marble and Granite” në New Jersey, Fadil Korça e tjer” tha ai.

Po ashtu në fjalën përshëndetëse në inagurimin e instalacionit të ri të folesë së shqiponjës, kryetari i struganve Astrit Zhaku, tha se : “Ne kemi vendosur ta quajmë folenë e shqiponjës, sepse ky vend është pikërisht një fole e shqiptarve, aty ku behemi bashkë të gjithë shqiptarët nga çdo anë e vendit. Duke u bërë bashkë në një vend për ta quajtur atë shtëpinë e tonë të përbashkët në ditët më të mira dhe të këqija.”

Mbasi foli për instalacionin e “Folesë së Shqiponjës” , Zhaku tha se “ Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) Riverdale New Jersey), është institucion i respektuar dhe i dobishëm të ndërtojë një imazh dinjitoz për gjithë komunitetin tonë.Dhe në mënyrë të vendosur kjo është si një qendër orientimi modern që synon zhvillimin dhe avancimin e shqiptarëve në Amerikë, që të qëndrojmë gjithmonë bashkë me një dëshirë dhe një qëllim për të ruajtur kulturën tonë , historinë dhe trashgmninë “

Faleminderit dhe Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti i bekoftë shqiptarët kudo në mbarë botën! përfundojë kryetari i struganve Astrit Zhaku.

Pas fjalës së kryetarit të kësaj qendre moderatorja Gonxhe Meta, ftojë të përshëndetësin kryetarin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi, zyrtar të lart lokal, Agim Ismalin dhe diplomatin Fatmir Zajmi nga Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA.

“Ditë e bukur me komunitetin shqiptar në Riverdale, NJ, ne inagurimin e “Folesë së Shqiponjës,” organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” ku pata nderin të jem bashkë me heroin tonë të gjallë Joe DioGuardi dhe mikun Zikri Meta,” shkruan profesor Fation Bislimi në statusin e tij në Tweeter, duke shtuar se “Shqiptarë kudo në mërgatë e veçanërisht ata në SHBA janë kontribues të pazëvendësueshëm të kauzës sonë kombëtare si dhe hisedarë të shtetit të Kosovës!”

Kurse, veprimtari i dalluar strugan Kalosh Sela, tha se “Kjo është një vepër e mahnitshme, që do rrisë krenarinë tonë shqiptare, dhe do ti jap një bukuri të jashtëzakonëshme kesaj qendre ku bëhen bashkë shqiptarët.

Në ndërkohë Grupet e vallëtarve nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane, gjatë gjithë ceremonisë preformuan me vallë e këngë nga të gjitha trevat.

Në fund të ceremonisë u dha një pritje.