Primorsky Krai, 27 maj 2022 – Vladimir Putinit kanë filluar t’ia kthejnë shpinën edhe njerëzit që ai i konsideronte të afërt. Që nga fillimi i agresionit nga Ukrainës, në Rusi ka pasur kundërshtime të pushtimit të Ukrainës, por ato vazhdojnë të shtohen me kalimin e kohës.
Pamjet e regjistruara në Asamblenë Legjislative të Primorskyt, të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë shtimin e kundërshtarëve të luftës në Ukrainë.
Në video shihet Leonid Vasyukevich, asambleist i Partisë Komuniste, duke i kërkuar Putinit që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të fillojë menjëherë tërheqjen e trupave ruse nga territori i Ukrainës
“Jemi të vetëdijshëm që, nëse nuk e ndalim operacionin ushtarak, do të ketë më shumë fëmijë bonjakë në vendin tonë”, dëgjohet duke thënë Vasyukevich, me zë të lartë.
“Gjatë operacionit ushtarak po vdesin apo po gjymtohen shumë të rinj që do të ishin shumë të dobishëm për vendin tonë”, thekson ai.
Vasyukevich ka thënë se kjo është edhe kërkesë e katër kolegëve të tij.
Në video shihet se si Kryetari i Asamblesë i kërkon Vasyukevichit të ndalet ose përndryshe do të nxirret nga salla, por një asambleist tjetër reagon, duke thënë se Vasyukevich ka të drejtë të flasë.
Video of Primorsky Krai Communist Party councillor Leonid Vasyukevich demanding a withdrawal of troops from Ukraine on behalf of himself and four colleagues. The speaker warns him and tells him to stop, another councillor says he has a right to speak. https://t.co/1aBbvqgRtb
— XSovietNews 🇺🇦 (@XSovietNews) May 27, 2022
Raportimet tregojnë se bashkëpunëtorët e Putinit janë përpjekur që gjithsesi të pengojnë shpërndarjen e kësaj mbledhjeje në internet.
(r.m.)