Beograd, 18 korrik 2024 – Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka njoftuar se një zyrtar policor është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në Lloznicë, në pjesën perëndimore të Serbisë, në kufi me Bosnjën e Hercegovinën, të enjten, në orët e para të mëngjesit.
Policia serbe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55. Dy zyrtarët policorë, të cilët kanë qenë duke i kontrolluar veturat në një pikë kontrolli para kafenesë ‘Lipniçka Noç’, e kanë ndaluar një veturë të tipit ‘Mercedes’, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona. Njëri prej tyre, i cili ka qenë udhëtar, ka dalë nga vetura, ka shtënë me revole, duke e qëlluar në gjoks zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq dhe në shpatull zyrtarin policor Vjekosllav Iliq. Pas të shtënave, autori ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Llozninës. Kërsmanoviq nuk u ka përballuar plagëve të marra, ndërsa Iliq është në gjendje shëndetësore stabile.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një dokument gjerman identifikimi. Pasaporta është e shtetasit kososovar Artan Hajrizi, i lindur në vitin 1991. Dyshohet se kjo pasaportë është e vëllait të Faton Hajrizit, të burgosurit që para disa ditësh është arratisur nga Burgu i Smrekonicës, i cili dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe plagosjen e policëve.
Shoferi i atomjetit është arrestuar nga policia dhe po merret ne pyetje, ndërsa I dyshuari kryesor është person në kërkim. Për kapjen e tij janë angazhuar forca të mëdha të policisë Në operacionn e kërkimit të tij janë përfshirë njësitë speciale kubdër terrorizmit, të pajisura edhe me helikopterë dhe me dronë.
Operacioni i kotrollit është shtrirë edhe në Republikën Sërpska, në Bosnjë e Hercegovinë.
Ministri i punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka cilësuar aktin si sulm terrorist të “strukturave shqiptare” të Kosovës.
“Ka dyshime se bëhet fjalë për sulm terrorist dhe për përpjekje të organizuar që vjen nga Kosova e Metohia”, ka deklaruar Daçiiq për televizionin shtetëror të Serbisë.
(r.m.)