Në Shkup, editohet pulla postale kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Shqipes

Shkup, 26 tetor 2022 – Nëse gjuha e njësuar shqipe kishte filluar të aplikohej në Maqedoni para se të mbahej Kongresi i drejtshkrimit (1972), kështu po ndodh edhe aktualisht me shënimin e 50 vjetorit të Drejtshkrimit të Gjuhë Shqipe, ku Shkupi po prin me ide që nderojnë kujtimin për këtë ngjarje të madhe kombëtare e kulturore.

Me iniciativë dhe propozim të ITHKSH, në Shkup është edituar një pullë postale që i dedikohet 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhë shqipe.

Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH, prof. dr Skender Asasni, e ka falenderuar Gani Dardhishtën, udhëheqësin e Filatelisë në kuadër të Postave të Maqedonisë, për angazhimin dhe mbështetjen e kësaj ideje konkrete që intitucionalizon memorien tonë kolektive.

“Kongresi i Drejtshkrimit është një ngjarje madhore që kontribuoi në integrimin gjuhësor e kulturor të kombit tonë, edhe pulla që po prezantojmë sot është shprehje e pjesëmarrjes dhe angazhimit në këtë Kongres të studiueve e intelektualëve shqiptarë edhe nga Maqedonia”, ka thënë Asani.

Pulla kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhë shqipe do të promovohet në ITSHKSH më 14 nëntor, kur fillojnë edhe Ditët e Alfabetit që zgjasin deri  më 22 nëntor dhe zbaton në praktikë intencën tonë që të intitucionalizohen të gjitha ngjarjet me karakter kulturor e kombëtatar, ku Shkupi do të luaj një rol të qenësishëm.  
(e.a.)