Shkup, 6 korrik 2022 – Mijëra qytetarë janë mbledhur të mërkurën para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të protestuar kundër propozimit francez, përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes.
Në ditën e pestë të protestës në Shkup, protestuesit kanë kërkuar që Qeveria të hedhë poshtë propozimin francez, duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Ikni tradhtarë”. Ata e kanë djegur pankartën “Nëse miratoni propozimin francez do të digjeni në ferr”, me fotot e anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilën e kishin vendosur një ditë më pare para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Protestuesit, të cilët janë nisur drejt ndërtesës së qeverisë kanë kaluar përmes Sheshit Skënderbe dhe janë ndalur para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku kanë gjuajtur gjësende të forta dhe kanë brohoritur parulla kundër shqiptarëve.
Në gjithë qytetin e Shkupit, veçanërisht para institucioneve shtetërore, ka një një prani të shtuar të forcave të policisë speciale. Të gjitha hyrje-daljet e rrugëve para ndëryesave të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit janë bllokuar një orë para fillimit të protestave.
Prania e shtuar e forcave policore vjen pasi të martën protestat eskaluan në dhunë. 47 policë mbetën të lënduar, dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë.
Deri tani policia i ka ndaluar 11 protestues të dhunshëm, dy prej të cilëve janë minorenë.
Policia ka bërë të ditur se po vazhdon identifikimi i personave të tjerë që janë përfshirë në demolimin e institucioneve të shtetit dhe në sulmet kundër policë.
Partitë maqedonase në opozitë, VMRO DOMNE dhe E Majta, janë kundër propozimit francez. Ato thonë se ky propozim rrezikon gjuhën dhe identitetin maqedonas, nuk pëson ndryshime.
Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut (Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa dhe Alenca për Shqiptarët), vlerësojnë se propozimi francez i garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas si dhe e zhbllokon procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
(Sipas REL)