Në Shqipëri, 4 viktima dhe 418 të infektuar nga COVID-19, në 24 orë

Tiranë, 28 nëntor 2021 – Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë i ka publikuar shifrat e viktimave dhe rasteve tëreja pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit tëkësaj ministrie, katër persona kanë vdekur nga pasojat e COVID-19 dhe 418 të tjerë janë infektuar me këtë virus gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, në Shqipëri ka nisur vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç që kanë probleme të sistemit imunitar, si edhe vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

(r.m.)