Tiranë, 30 gusht 2022 – Deri në fund të 6 mujorit të parë 2022, Ministria e Financave ka financiar vetëm 39 për qind të projekteve të investimeve të parashikuara për këtë vit.
Të dhënat zyrtare nga Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se, këtë vit ishin programuar të financoheshin me fonde publike 2153 projekte investimesh, prej të cilave janë financiar veten 840 deri në fund të qershorit. Edhe projektet e financuara shumica janë në shuma krejt të ulëta.
Ndërsa ne mesin e projekteve ka shumë të tilla që kanë marrë fonde, por nuk ishin programuar për financim. Ndërkohë në listën e investimeve janë përfshire qindra projekte që synojnë blerjen e pajisjeve dhe orendive për zyrat.
Deri në fund të qershorit raportohet se janë disbursuar nga thesari rreth 24 miliardë lekë nga 93 miliardë lekë që është fondi vjetor ne dispozicion, ose rreth 25 për qind e totalit. Siç shihet nga të dhënat për gjysmën e dyte të vitit janë në dispozicion për tu shpenzuar 75 për qind e fondeve të programuara për këtë vit në listën e investimeve.
Projekti më i madh i financuar në 6 mujor ishte Rindërtimi i Banesave Individuale për të cilin janë disbursuar rreth 3,4 miliardë lekë në janar-qershor, në një kohë që buxheti vjetor për këtë projekt që po zbatohet nga Fondi Shqiptar u Zhvillimit është 4.7 miliardë lekë. Ky projekt po ndërton banesat e dëmtuara në tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në këtë projekt u angazhuan 14% e të gjithë pagesave buxhetore të bëra në 6 mujorin e parë për investime.
Projekti i dytë më i financuar këtë vit është Tuneli i Llogorasë me 1.8 miliardë lekë. Ky projekt ka marrë financime 3,6 herë më shumë se planifikimi vjetor prej 500 milionë lekësh. Disbursimet për këtë projekt zunë 7,5% te të gjitha pagesave për investimet në 6- mujor.
Projekti i tertë më i financuar ishin pagesat nga programi IPARD me 738 milionë lekë, ndërsa projekti i katërt më i financuar ishte “Emergjenca Covid-19” një financim i bankës Botërore me vlerë 590 milionë lekë dhe projekti i 5-të më i financuar ishte “Rehabilitimi i Lumit të Vlorës” me 573 milionë lekë, për të cilin nuk kishte fonde të programuara në buxhet.
Kontratat koncensionare me PPP ishin gjithashtu më të financuarat këtë 6 mujor. Projekti për ndërtimin dhe Operimin e Rrugës së Arbrit u financua në 6 mujor me 420 milionë lekë nga 2,9 miliardë lekë të programuara këtë vit. Gjithashtu kontrata e subvencionit të rrugës së Kombit ishte më e financuara këtë 6 mujor me një vlerë 380 milionë lekësh, nga 743 milionë të programuara për të gjithë vitin.
Qeveria shqiptare vuan nga një menaxhim i dobët i investimeve. Fondet buxhetore për këtë zë janë rrit nga viti në vit, mirëpo produktet e dukshme mungojnë. Një skandal tashmë i bërë publik dhe nën hetimin e SPAK zbuloi skemën se se si u abuzua me miliona euro nga taksat e shqiptare në projektet e inceneratorëve, te cilat tre vitet e kaluara ishin në krye të financimeve të listës së investimeve.