Në Shqipëri, rriten pagat e punonjësve të policisë e të shërbimit civil dhe pensionet e ndihmat sociale

Tiranë, 28 shtator 2022 – Qeveria e Shqipërisë miratoi të mërkurën vendimin për rritjen e pagave për disa kategori, si edhe pensionet dhe ndihmat sociale. Rritja do të jetë prej 7 deri në 15 për qind të pagës aktuale.

“Policia e shtetit në nivelet bazë, pra gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa më e ulët për nivelin e mesëm, respektivisht 15 dhe 7 për qind. Po ashtu e njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës, për policinë e burgjeve, për zjarrfikëset, për administratën publike, jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por edhe nëpunësit mbështetës”, tha Kryeministri Edi Rama.

Ai tha se rritja e pagës është bërë sipas parimit “kush ka më pak mbështetet më shumë”.

“E njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë riidneksuar, që kemi një rritje 9.5% krahasuar me pensionin e një viti më parë. Gratë kryefamiljare me 2 fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike. Po ashtu, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjec që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë”, tha Rama.

(r.m.)