Tiranë, 5 nëntor 2021 – Në Shqipëri, rriten shifrat e rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 631 raste të reja pozitive dhe 4 viktima të COVID-19.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç”, thuhet nënjoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, prej të cilëve 14 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Kjo ministri njofton gjithashtu se tashmë ka nisur edhe vaksinimi me dozën e tretë, i cili bëhet me rekomandim të mjekut të familjes.
(r.m.)