Në Shqipëri, rriten shifrat e viktimave dhe të të infektuarve nga COVID-19

Tiranë, 17 nëntor 2021 – Në Shqipëri regjistrohen srish shifra të larta të viktimave dhe të rasteve pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 viktima dhe 616 raste te reja.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, 26 prej të cilëve raportohet se janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3218 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki:

289 në Tiranë, 29 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Fier, 26 në Korçë, 19 në Shkodër, 16 në Gjirokastër, nga 15 qytetarë në Elbasan, Sarandë, 14 në Vlorë, 11 në Kuçovë, nga 10 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, 7 në Roskovec, nga 6 qytetarë në Lushnje, Kolonjë, Dimal, nga 5 qytetarë në Patos, Kavajë, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 3 qytetarë në Himarë, Vorë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Shijak, Libohovë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Belsh, Devoll, Këlcyrë, Delvinë, Divjakë, Mirditë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 8,380 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika (17 Nëntor 2021):

Raste të reja ditore 616

Të shëruar në 24 orë 543

Të shtruar në spitale 164

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 3218

Testime totale 1,359,147

Raste pozitive 194,472

Raste të shëruara 183,078

Raste Aktive 8,380

Humbje jete 3,014

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4462

Fier 761

Gjirokastër 492

Shkodër 471

Berat 447

Durrës 446

Vlorë 397

Elbasan 336

Korçë 245

Lezhë 175

Dibër 76

(r.m.)