Në Shqipëri, trefishohet shifra e të prekurve nga Covid-19

Tiranë, 7 dhjetor 2021 – Në Shqipëri janë rritur shifrat e rasteve të reja të infeksionit me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 393 qytetarë kanë rezultuar positive nga 2,793 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Kjo shifër është tre-fish më e lartë se një ditë më pare.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i viktimave të COVID-19. 7 persona e kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, 2 mëshumë se një ditë më pare: 3 qytetarë nga Tirana (40 – 82 vjeç), 2 qytetarë  nga Fieri (59 -77 vjeç), 1 qytetar nga Berati (67 vjeç) dhe një qytetar nga Lezha (80 vjeç).

Sipas të dhënave të ministrisë, në Shqipëri janë 6,206 raste aktive me COVID-19. Në spitalet COVID po trajtohen 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria njofton se ka nisur vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës i qytetarëve mbi 18 vjeç që i kanë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

(r.m.)