Lënda narkotike e sekuestruar peshonte 250 kg, marihuana e përpunuar 4 kilogramë si dhe 6500 euro
Knid Ndrenika
Tetë qytetarë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet policorë në Spanjë në një operacion kundër narkotrafikut.
Policia spanjolle e kreu operacionin me qendër në Valencia për kultivimin dhe trafikimin e drogës marihuanë si dhe të shpëlarjes së parave.
Në këtë operacion u zbuluan dhe u sekuestruan dy plantacione me marihuanë ku ishin mbjellë më shumë se dy mijë rrënjë.
Sipas raportimeve paraprake, lënda narkotike e sekuestruar peshonte 250 kg, marihuana e përpunuar 4 kilogramë si dhe 6500 euro.
Të tetë qytetarët shqiptarë raportohet të jenë të moshave nga 18 deri në 42-vjeçare.
Policia gjeti gjithashtu një automjet si dhe pajisje për përpunimin e drogës në këtë operacion që filloi kur u hapën hetimet në gusht 2021 pasi një sasi lënde narktoike u zbulua në një depo në Katarroha.