Në spitalet e Kosovës, më shumë lirime se sa pranime të pacientëve me COVID-10

Prishtinë, 11 shtator 2021 –Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) publikoi të shtunën një informacion që jep shpresë se situate epidemiologjike  e koronavirusit në Kosovë po përmirësohet gradualisht.

Ky shërbim njoftoi të shtunën, më 11 shtator, se në klinikat COVID dhe në spitalet rajonale, gjatë 24 orëve paraprake, ka pasur më shumë lirime se sa pranime të pacientëve me koronavirus.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve”, thuhet në njoftim.

SHSKUK njoftoi se në spitalet dhe klinikat anembanë Kosovës po trajtohen 887 pacientë me koronavirus. Prej tyre, 65 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 838 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Numri më i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës KlinikeUniversitare të Kosovës në Prishtinë. Në këtë klinikë, e cila është vënë plotësisht në dispozicion të pacientëve me CODIS-19 po trajtohen 99 pacientë.

Nga spitalet rajonale, numri më i madh i pacientëve me COVID-19 janë shtruar në spitalin e Pejës, ku po trajtohen 192 pacientë.

Në Kosovë, prej fundit të muajit korrik, janë regjistruar shifra të mëdha të të infektuarve me me COVID-19 dhe me shifra të larta të viktimave. Vetëm në dhjetë ditët e fundit janë regjistruar 254 raste të vdekjes.

Javën e fundit të gushtit, Qeveria e Kosovës ka shtërnguar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë, përfshirë shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor dhe ndalim-qarkullimin prej orës 22:00 deri në orën 5:00.

Komiteti i ekspertëve ka rekomanduar që këto masa të mbeten edhe më tutje në fuqi, përfshirë shtyrjen  e fillimit të vitit të ri shkollor për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, së paku deri më 26 shtator

 (r.m.)