Tiranë, 4 shkurt 2023 – Në Tiranë, 25 universitete amerikane kanë çelur një panair të arsimit, për të informuar maturantët shqiptarë mbi mundësitë e shumta të studimeve në SHBA.
Panairi po vizitohet nga qindra të rinj të kryeqytetit, të cilët interesoheshin për fushat e larmishme të studimeve në këto universitete.
Panairi i arsimit me universitetet amerikane tërhoqi vëmendjen e shumë të rinjve, edhe për faktin se përfaqësuesit e universiteteve ishin vet studiues shqiptarë, që kishin kryer studimet në ato auditore.
“Besoj se një specializim jashtë dhe kthimi për të zbatuar dijenitë në Shqipëri do të ishte ideja më e mirë, që ta bëjmë vendin tonë më të mirë”, thotë Eva Qordja, nxënëse e shkollës teknike ekonomike.
Ana Uka ka kryer studimet dhe doktoraturën për psikologji në Universitetin Clemson në studime për familjen dhe komunitetin, ndërsa tan u flet të rinjve për universitetin e saj, ndërsa jep mësim në një universitet të tiranës.
“Kam pasur një përvojë shumë të mirë me profesorët atje. U sugjeroj me bindje edhe maturantëve edhe stuentëve atë universitet, ku ka një komunitet shumë të ngrohtë, mikpritës dhe familjar për studentët, shumë i përshtatshëm për studentë nga Shqipëria”, thotë zonja Uka.
Një pjesë e studentëve pyesin se si mund të transferojnë studimet në shba, ndërsa nxënës të shkollave të mesme pyesin se si të diplomohen në bachelor dhe të bëjnë master në SHBA.
“Këtu mësova shumë gjëra interesante deri tani. Kam mbledhur shumë fletë nga universitete, që do t’I lexoj me vëmendje në shtëpi dhe do të shohim”, thotë Ersi Uruçi, nxënës i shkollës Turgut Ozal.
Programet e ofruara për studime janë të shumta, ndërsa krahas rezultateteve të përgjithshme, duhet të punojnë shumë edhe për talentet dhe degët e tyre më të pëlqyera.
“Po ecim përpara dhe jemi rritur si shoqëri, edhe nga mendja edhe fizikisht. Besoj se me kaq shumë pjesëmarrje, tregojmë se jemi një brez që do të ecim, do të dalim diku”, thotë Elektra Kadriaj, maturante e shkollës Sami Frashëri.
Semi Sparks është diplomuar në biznes ndërkombëtar në Universitetin North Florida, e cila ka një kampus të vogël dhe grupe të vogla studentësh.
“Në universitetet e mëdha auditoret janë me nga 400 studentë përballë vetëm një profesori, ndërsa tek ne auditoret janë me 40 studentë me një profesor. Pas komunikimit të përditshëm, profesori i njeh studentët me emra. Edhe në universitetet më të vogla programet janë të shkëlqyeshme dhe me partnerë ndërkomnëatarë të shkëlqyeshëm”, thotë zonja Sparks.
Po ashtu kujdesi i diplomatëve amerikanë është ëshë në maksimum për suksesin e këtij panairi.
“Më e rëndësimja tek studimet në SHBA është se atje keni mundësi të shumta zgjedhjeje, sepse në SHBA 4-5 mijë universitete dhe secili prej tyre ofron qindra degë të larmishme studimesh. Në këtë panair shkollimi keni një burim të gjerë informacioni, ndaj mund të mësoni shumë mbi mundësitë e studimeve në SHBA para se të vendosni përfundimisht”, thotë Demian Smith, zv.ambasador i SHBA në Shqipëri.
Arban Uka është një pedagog i Universitetit Epoka në Shqipëri, i cili doktoraturën e ka kryer në Uiveristetin e Teksasit në Austin, ku thotë se kishte një përvojë të jashtëzakonshme.
“Kam filluar doktoraturën në Universitetin e Teksasit në Austin, Është një shkollë e mirë publike, dhe me një nivel të mirë edhe në rankim. Është një nga universitetet më të mira publike dhe po i këshillojmë nxënësit sit ë mbërrijë atje”, thotë prof. Arbani.
Një veçanti është edhe fakti se sistemi i Bolonjës që ka pranuar Shqipëria nuk përputhet me sistemin amerikan të arsimit, ndaj thelbësore është që duhet të plotësohen kriteret bazë, mesatare e lartë, nota të mirë në provime të pjesshme.
(Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës)