Tiranë, 1 prill 2022 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri njoftoi se të premten e ka lëshuar vizën e parë të udhëtim në Amerikë të vlefshme 10vjetpër një shtetase shqiptare.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e ka përshëndetur shtetasen shqiptare që ka marrë e para vizë amerikane 10 vjeçare.
“Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë”, thuhet në njoftimin e ambasadës, postuar në Facebook.
Vendimi për zgjatjen e vlefshmërisë së vizave turistike dhe të biznesit për në SHBA ngas 3 në 10 vjet është marrë në vitin jubilar të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara gtë Amerikës dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë i ambasadës së SHBA-së në Shqipëri:
- | Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë. Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
| It may be April Fools’ Day, but this is no joke! April 1 marks the first day of the 10-year visa validity for Albanians receiving U.S. tourist and business visas. This morning, Ambassador Yuri Kim greeted the Albanian applicant who was issued the first ever American visa valid for 10 years. Ambassador Kim congratulated her and discussed her travel plans for the United States this summer. As we announced this week, the visa validity for qualified Albanian applicants for new tourist and business visas will increase from three years to 10 years, which means that tourist and business visas issued after today, will be valid for travel through 2032. It’s great news as we celebrate the 100-year anniversary of relations between the United States and Albania.
(r.m.)