Në Tiranë u takuan kryeministrat e vendeve të rajonit, mungoi Kurti

Tiranë, 17 korrik 2023 – Të hënë në Tiranë është mbajtur një takim joformal i kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Mediet në Tiranë raporrtuan se në këtë takim, i cili ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, është diskutuar për koordinimin dhe hartimin e kërkesave të përbashkëta të rajonit për t’i paraqitur në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor. 

Në këtë takim, përveç nikoqirit Edi Rama, kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, dhe komisionri i Bashkimit Evrropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Pas takimit, Kryeministri Rama ka publikuar një foto famljare të pjesëmarrësve, ku ka bërë të ditur se është diskutuar “mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor”.

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevsk dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, ka shkruar ai.

Siç shihet edhe në foton e Ramës, në këtë takim ka munguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kryeministrii Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama se nuk do të mund të merrte pjesë në këtë takim, me që shumë kohë më parë e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në një konferencë ndërkombëtare në Kretë të Greqisë.

Mungesa e Kurtit ka shkaktuar reagime në Prishtinë dhe në Tiranë, për shkak të ngërçit më raportet mes Kurtit dhe Ramës pas anulimit të njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve më 14 qershor, nga Rama.

Kurti nuk e priti në takim Ramën, i cili ishte në Prishtinë në fillim të këtij muaji, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, për përgatitjet e takimit të sotëm joformal për Procesin e Berlinit. 

(r.m.)