Në Turqi, një vajzë 10-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 185 orë pas tërmetit

Ankara, 13 shkurt 2023 – Një vajzë 10-vjeçare është shpëtuar e gjallë nga rrënojat e ndërtesës, të hënën, 185 orë pas tërmetit që tronditi Turqinë, të hënën e kaluar.

CNN Turk raportoi se 10 vjeçarja Ayca Ceplin është nxjerrë nga rrënojat e një kompleksi banesor në Kahramanamaras.

Tri orë më parë,  pra 182 orë pas tërmetit, është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një djalë 13-vjeçar, në provincën Hataj.

Në këtë provincë po punojnë edhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tërmeti me intensitet 7.8 ballë të Rihterit që goditi Turqinë e Sirinë të hënën e kaluar ka shkaktuar mbi 37 mijë viktima. Në Turqi tërmeti mori jetën e rreth 32 mijë njerëzve, kurse në Siri janë regjistruar mbi 5 mijë viktima.

(r.m.)