Në Ukrainë arrestohen mbi 2.000 burra që tentuan të largohen nga shteti

Kiev, 10 prill 2022 – Agjencia e rojes kufitare të Ukrainës thotë se rreth 2,200 burra ukrainas të moshës luftarake janë arrestuar deri më tani derisa përpiqeshin të largoheshin nga vendi në kundërshtim me ligjin ushtarak.

Agjencia tha të dielën se disa prej tyre kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe të tjerë janë përpjekur të korruptojnë rojet kufitare për të dalë nga vendi.

Në njoftim u tha gjithashtu se disa janë gjetur të vdekur derisa përpiqeshin të kalonin malet Karpate në mot të pafavorshëm, pa specifikuar numrin.

Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas midis 18 dhe 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në mënyrë që të thirren për të luftuar.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt, pasi trupat ruse nisën ofensivën në këtë shtet.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur pushtimin e Ukrainës një “mision special ushtarak” ndërsa sulmit i parapriu njohja si të pavarura e dy rajoneve separatiste në Ukrainë.

(REL)