Kiev, 11 prill 2022 – Zyrtarët e Ukrainës kanë hedhur poshtë raportimet se forcat ruse e kanë marrënën kontroll qytetin e Mariupolit. Ata kanë thënë se forcat ukrainase janë duke përballuar me sukses sulmet e pareshtura të Rusisë me bomba e raketa, nga të gjitha anët.
Zëvendëskryetari i qytetit, Serhiy Orlov ka thënë për transmetuesin britanik BBC se beteja për Mariupolin po vazhdon.
“Rusët kanë pushtuar përkohësisht një pjesë të qytetit. Ushtarët ukrainas vazhdojnë të mbrojnë pjesët qendrore dhe ato jugore të qytetit, si edhe zonat industriale dhe pjesët tjera”, ka thënë Orlov.
Mariupoli gjendet në mes të rajoneve pro-ruse Donjeck dhe Luhansk, në lindje të Ukrainës, dhe Krimesë së aneksuar, në jug të vendit.
Marrja e kontrollit të qytetit të mariopolit është objektiv shumë i rëndësishëm për Rusinë.
Prej disa ditësh rusia e ka orientuar fokusin në lindje dhe në jug të Ukrainës, ku ka dërguar përforcime të ushtrisë dhe mjeteve të luftës. Analistët paralajmërojnë rrezikun e rritjes së brutalitetit të forcave ruse në këtë pjesë të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në qytetin e Mariupolit, i cili mbahet i rrethuar dhe granatohet pandërprerë prej disa javësh, druhet se janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
(r.m.)