Në Vlorë konfiskohen pasuri të Raul Zenunajt, me vlerë 60 milionë lekë

Tiranë, 2 qershor 2023 – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten konfiskimin e pasurive të Raul Zenunajt, i arrestuar në Itali për trafik droge. Sekuestrimi i pronave të Zenunajt dhe familjarëve të tij, që ndodhen në Vlorë, u krye pas sekuestrimit të tyre në vitin 2021 në kuadër të Aktit Normativ “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, të ndryshuar i njohur ndryshe si Operacioni Forca e Ligjit, OFL.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, gjykata pranoi kërkesën për konfiskimin e dy njësive të blera në vitin 2012 për vlerën totale 11.9 milionë lekë; dy apartamenteve të blera në vitet 2010 e 2013 për vlerën 18.6 milionë lekë; një shtesë me katër kate me vlerë 20.2 milionë lekë; bodrum i blerë në 2013-ën për çmimin 7.7 milionë lekë; truall i blerë po në vitin 2013 në shumën 1.1 milion lekë; tokë arë me sipërfaqe 5000 m2 dhe automjeti i markës BMW, i blerë nga Zenunaj në 2014-ën.

Grupi në të cilin bënte pjesë Zenunaj dyshohet se ka trafikuar rreth 8 ton kanabis sattiva për në Itali dhe se i janë kapur 3 tonë të tjerë në Shqipëri.

(r.m.)