Një tjetër shkollë e mësimit të gjuhës shqipe do të hap dyert për fëmijët shqiptarë në Zvicër.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, e cila vepron në Diasporë, ka njoftuar se nga janari i vitit 2022 do të nisë mësimi shqip në kuadër të LAPSH-it të kantonit Thurgau.
“Njoftohen bashkatdhetarët e Kreuzlingenit me rrethinë se më 08 janar 2022 do të fillojmë mësimin shqip që e bëjmë në kuadër të LAPSH-it të kantonit Thurgau.Të interesuarit mund të paraqiten te mësuesja Albana Bejta, tel. +41793050096”, thuhet në njoftim.
“Gazeta Diaspora Shqiptare”