Prishtinë, 3 mars 2022 – Të enjten, më 3 mars, në Prishtinë u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit mes Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) për periudhën 2022-2023. Protokolli u nënshkrua nga kryetari i ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja, dhe kryetari i ASHSH-së, akademik Skënder Gjinushi.
Në njoftimin e lëshuar pas ceremonisë së nënshkrimit thuhet se ky protokoll përfshin realizimin e disa projekteve dhe veprimtarive shkencore e artistike në fusha të ndryshme.
“Protokolli i bashkëpunimit për vitin 2022-2023 përfshin: realizimin e projekteve të përbashkëta dhe organizimin e aktiviteteve shkencore në fushën e gjuhësisë dhe të letërsisë, të shkencave shoqërore, të shkencave të natyrës, realizimin e botimeve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve artistike, si: koncerte e ekspozita, përurime të ndërsjella të botimeve akademike, si dhe bashkëpunim profesional ndërmjet bibliotekave”, thuhet në njoftim.
(r.m.)
Ky bashkepunim edhe pa nenshrime formale, natyrshem duhet te funkcionoje. Por, edhe mbrenda vete ASHAK duhet te funkcionoje e nje veprim i perbashket i te gjithe akademikeve,jo sic e kemi deri sot, te ndare e te percare, sipak percaktimeve partiake edhe sipas perkatesive regjionale.Ka vite,shembull qe, [profesor Rexhep Qosja nuk shkel me haperisat e ketij institucioni te cilin edhe e themeolje, bashke me mocaniket e koleget e atehershem ne kohet e serta..