Nesër, Kuvendi i Kosovës diskuton për Marrëveshjen e Uashingtonit

Prishtinë, 6 korrik 2021 – Marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës e Serbisë, e , nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Ëçiq, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në praninë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, do të jetë temë debati në Kuvendin e Kosovës.

Debati lidhur me këtë marrëveshje, e cila shpërfaq dallime të thella midis Qeverisë dhe opozitës, do të zhvillohet në seancën e Kuvendit që do të mbahet nesër (e mërkure).

Në rendin e ditës sëkësaj séance janë edhe 10 pika të tjera. Në mesin e tyre janë edhe dy pika që kanë të bëjnë me transmetuesin publik të Kosovës: Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020 dhe Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Në rendin e ditës të seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovës do të jetë edhe Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,
  4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,
  8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
  9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
  11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

(r.m.)