Netanyahu rikthen nismën për mbylljen e televizionit Al Jazeera të Katarit në Izrael

Tel Aviv, 1 prill 2024 – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e riktheu të hënën nismën për mbylljen e stacionit televiziv satelitor “Al Jazeera” të Katarit në Izrael. Parlamenti do të mblidhet të hënën në mbrëmje, për të miratuar ligjin që e ndalon transmetimin e këtij televizioni në Izrael. Projektligji që pritet të ratifikohet të hënën ka kaluar në leximin e parë në Knesset, muajin e kaluar.

Zëdhënësit të partisë së Netanjahut, Likud, tha se kryeministri Netanyahu “do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbyllur Al Jazeeran, në përputhje me procedurën e përcaktuar në ligj”.

Izraeli ka akuzuar më parë këtë medium për nxitje kundër Izraelit në mesin e shikuesve arabë.

As zyra kryesore e stacionit televiziv në Izrael dhe as drejtoria në Doha nuk kanë dashur të komentojnë nismën e Netanjahut. Më parë, Al Jazeera e ka akuzuar Izraelin për shënjestrim sistematik të zyrave dhe personelit të këtij televizioni.

Zyrtarët izraelitë janë ankuar prej kohësh për mbulimin e Al Jazeera-s. I pyetur nëse kërcënimi ndaj këtij medium mund të jetë pjesë e presionit që ushtrohet ndaj Katarit që të bëjë më shumë presion ndaj Hamasit, zëdhënësi i qeverisë izraelite, Avi Hyman, tha se ky medium “ka përhapur propagandë për shumë e shumë vite”.

Më 15 tetor ministri izraelit i komunikimit e akuzoi Al Jazeeran për nxitje pro-Hamasit dhe për ekspozim të trupave izraelite në prita. Televizioni dhe Qeveria e Katarit nuk iu përgjigjën këtyre akuzave.

Në muajin nëntor, Izraeli sikur e kurseu stacionin televiziv Al-Jazeera, kur urdhëroi kanalin e vogë televiziv pro-iranian libanez, Al Mayadeen, t’i jepte fund transmetimeve lokale.

 (r.m.)