New York: Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Nga Beqir Sina

NEW YORK, NY
Mbrëmë, anëtarë të Këshillit të Bashkisë të qytetit të Nju Jorkut (New York City), organizuan një ceremoni për 110 vjetorin e Pavarërsisë së Shqipërisë për të nderuar kulturën shqiptare dhe të gjitha kontributet e shumta që shqiptarët kanë dhënë në Nju Jork.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Marjorie Velazquez, dhe këshilltarët Osvald Feliz e Av. David Carr ishin organizatorët e ceremonisë me rastin e festës së flamurit, 28 Nëntorit.

Ndërsa, u nderuan me këtë rast në bashki me nga një Proklamatë tre pesonalitete të shquara shqiptare të qytetit të Nju Jorkut: Imam Edin Gjoni, Dr. Bari F. Ceka dhe Harry Bajraktari.

Në këtë ceremoni ishin të ftuar klerikë, aktivistë dhe drejtues të shoqatave nga vendorigjina (Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja), si edhe disa personalitete shqiptare nga Mali i Zi, përfshirë Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, dhe kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

Bekimin e ceremonisë e bëri Imam Tahir Kukaj – nga qendra islamike shqiptaro amerikane në Staten Island- NY

Kurse, Grupi i valltarëve «Barbana» nga Staten Island interpretoi për kënaqësinë e pjesëmarrësve.