New York: “Jewish Press” mbështet dy kandidatë për këshilltarë bashkie: Avi Cyperstein dhe shqiptarin Marko Kepin


Nga Beqir SINA-New York City


Avi Cyperstein, Demokrat, kandidat për anëtar i Këshillit të Bashkisë Distrikti 29-të në Queens (Parku Rego, Forest Hills, Kew Gardens dhe Richmond Hill), dhe Marko Kepi Republikan, Distrikti 50 i Këshillit të Bashkisë në Staten Island(Fort Hamilton, Bensonhurst, Brooklyn, dhe Willowsbrook, Manor Heights, Todt Hill, në Staten Island), kanë marrë sot një mbështetje redaksionale nga bordi i redaktorve të gazetës së pavarur dhe më të madhe të komunitetit hebraik në New Jork, Jewish Press.
Kjo gazet në një shkrim redaksional ka komentuar mbështetjen e saj kundrejt dy kandidatve për në votimet fillimore, në dy partitë kryesore Republikane e Demokrate, për në këshillin bashkiak të New York City, votime të cilat zhvillohen me 22 qershor.

Ajo fillimisht shkruan për kandidatin demokrat Avi Cyperstein qe vjen nga komuniteti hebraik, në Queens – New York
“Si një përgjigje e parë me Hatzolah për më shumë se një dekadë dhe themeluesi i Chaverim të Queensit, me mbi 100 vullnetarë, një pronar i biznesit të vogël dhe një profesionist i kujdesit shëndetësor, kandidati për këshilltar Cyperstein, ka mjetet, vlerat dhe përvojën jetësore të nevojshme për të udhëhequr përpjekjet e ringjalljes së qytetit nga pandemia shkatërrimtare e Covid – 19,” shkruan Jewish Press.
Ajo thotë se Cyperstein ka punuar ngushtë me të moshuarit për vite me radhë, duke rr”shërbyer rregullisht ndaj kujdesit shëndetësor në shtëpi dhe ndihmuar me pajisje mjekësore në mënyrë që pleqtë të marrin të gjitha përkujdesjet në vend, të jetojnë më gjatë dhe me sa më shumë pavarësi të jetë e mundur, thotë editoriali.
Në ndërkohë simbas saj kohët e fundit Cyperstein u aprovua nga Departamenti i Shëndetit i Shtetit të New York-ut për të administruar vaksina dhe ka administruar disa qindra vaksina deri më tani. Gjatë një kohe kur siguria publike dhe rrugët e sigurta po neglizhohen nga shumë politikanë të New York-ut, Cyperstein mori miratimin e Shoqatës së Ndihmës së Detektivëve si një dëshmi që ai të ishte kandidati që mund të sjellë siguri dhe siguri në qytetin tonë.
“Cyperstein gjithashtu udhëhoqi luftën për të siguruar që programi 3K dhe shërbimet e kujdesit për fëmijët që ishin ofruar në rrethin e tij, ndërsa shtyn gjithashtu që NYC të hapte të gjitha shkollat ​​për të mësuar personalisht”.
Për këto arsye, sqaron lexuesit e saj Jewish Press ne mbështesim Avi Cyperstein për Këshillin Bashkiak të Distriktit 29 në Queens- NYC

Marko Kepi Republikan, Distrikti 50 kandidat i Këshillit të Bashkisë NYC, për Staten Island, është “suprizuar” teksa ka parë emrin e tij, që mbështet gazeta më e madhe e komunitetit hebraik në qytetin e New Yorkut



Jewish Press shkruan në mbështetjen e saj redaksionale për kandidatin republikan Marko Kepi, se : “Si një marins amerikan, Marko Kepi, është krenar që i shërben SHBA. Ai erdhi në këtë vend në moshë të re nga Shqipëria (social-komuniste)në ndjekje të ëndrrës Amerikane. Duke u rritur, prindërit e tij i futën atij vlerat e punës së madhe, përkushtimit dhe besimit të thellë në Zot”.
Kepi, është një Republikan i tradicional në familje, shkruan Jewish Press, dhe ka qenë i përfshirë në Partinë Republikane që nga vitet e tij të adoleshencës kur erdhi në Amerikë, dhe ka punuar si praktikant për fushatën presidenciale të Kryetarit të Bashkisë Rudy Giuliani.
Duke folur për shkollimin e Kepit, redaksionali thotë se : “Shqiptaro – amerikani Marko Kepi, është një produkt krenar i edukimit të shkollës publike të Qytetit të Nju Jorkut. Ai u diplomua në kolegjin John Jay të Drejtësisë Penale, drejtimi i shkencave politike. Ai fitoi Masterin e tij Ekzekutiv të Administrimit të Biznesit (EMBA) nga Kolegji Wagner. Ai fitoi një përvojë të jashtëzakonshme nga koha e tij duke punuar për senatorin Marty Golden në Brooklyn. Gjatë kësaj kohe, Marko ndihmoi zgjedhësit për të zgjidhur çështjet e cilësisë së jetës me të cilat përballet komuniteti i tyre.”
Në fund të këtij redaksionali, që është i pari i një gazete hebraike për mbështetje për një politikan shqiptar në New York, Jewish Press, thotë : ” Marko Kepi arriti të tregojë se ai ka përvojë, vullnet , energji dhe gatishmëri për ta kryer punë të rëndësishme në komunitet. Ai i kupton sfidat që ndikojnë në jetën e amerikanëve të cilët duhet të mbajnë dy ose tre punë për të mbajtur familjen e tyre. Ai e di se si është të mos kesh asgjë dhe të duhet të punosh shumë për të arritur diçka, sepse ai është vetë shembulli i gjallë i kësaj” ka shkruar në mbështetjen e saj redaksionale, bordi i redaktorve të gazetës më të madhe të komunitetit hebraik në New Jork, gazeta dhe portali prestigjoze Jewish Press.