I pranishëm edhe Ambasadori Blerim Reka
Në kuadër të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, mbrëmë në Nju Jork u mbajt koncerti “Vendi im”, me bashkorganizator Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork.
I pranishëm ishte edhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka.
“Këngët shqipe jehuan në Bruklin nga 30 muzicientë dhe këngëtarë të njohur shqiptar si: Aurela Gaçe, Merita Halili, Mariza Ikonomi, Flaka Krelani, Vedat Ademi, Ergin Oda, Estelina Syla, etj”, ka shkruar Ambasadori Reka në “Facebook”.

