New York: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga para Konsullatës Serbe

Këshilltari Mark Gjonaj: Së bashku do ta fitojmë këtë luftë

Nga Keze Kozeta Zylo

Në Manhattan para konsullatës së përgjithshme serbe u organizua një protestë paqësore për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, për gratë e dhunuara nga ushtarët kriminelë dhe paramilitarët serbë.  Protesta paqësore me moton “Rally for her justice”,  u organizua nga z.Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili është në ballë të këtyre protestave dhe udhëheqës i tyre.  Shtoj këtu se z.Mark Gjonaj së bashku me ekipin e tij me drejtore ekzekutive znj.Vera Mjeku kanë organizuar disa të tilla duke kulmuar deri në Capitol Hill në Washington, Justice and Hearing, më 30 prill 2019.  Z.Gjonaj deklaroi në protestë se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësia në vend.

Ne shkuam atje në përkrahje të motrave tona kosovare si Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani që janë dëshmitarë direkte të përdhunimit seksual.  Zonja Vasfije Krasniqi Goodman deputete në Parlamentin e Kosovës është e mbijetuara e dhunës ku është e para grua që dëshmoi para botës se ishte viktimë e dhunës seksuale nga kriminelët serbë.

Fjala dhe betimi i Z.Mark Gjonaj

Fjalimi i Zotit Mark Gjonaj para protestuesve ngriti peshë zemrat e tyre duke hedhur parrulla: “Justice delayed is justice denied” që do të thotë drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar,  Turp për Serbinë, drejtësia duhet të vihet në vend etj…

Mirëdita, komunitetet kroate, boshnjake dhe shqiptare të Amerikës. Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve.

 Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve. Nuk ka vend tjetër që do të preferoja, por këtu, me ju, të bashkuar dhe më të fortë se kurrë më parë, në kërkimin tonë për drejtësi.

Tre vjet më parë, në prill 2019, udhëtova në Prishtinë dhe isha krenar që isha për të nderuar mbi 20,000 të mbijetuarit që u sulmuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për krimet e pandëshkuara të luftës serbe. Isha vërtetë i përulur kur takova një Heroinë, dikë që theu heshtjen dhe tabunë dhe foli për veten dhe ata që nuk kanë zë. Dikush që është një emblemë në kërkimin e drejtësisë, një aktiviste për të drejtat e grave dhe një luftëtare si Vasfije Krasniqi Goodman.

Atë ditë bëra një premtim se do të luftoja me të dhe të tjerët kundër krimeve të pandëshkuara të luftës serbe jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Ballkanin.

Kongresmeni Adriano Espaillat, Kongresmeni Joe Morelle, të gjithë me kërkuan që ta di se ata qëndrojnë me ne në luftën tonë për drejtësi. Ata do të bashkohen për të qenë një zë për të pazëshmit, të mbijetuarit dhe viktimat.  Gjatë viteve të fundit ne kemi parë një sekuencë alarmante dhe përshkallëzuese të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit me qendër në Beograd.

Secila prej këtyre rasteve janë vetëm manifestimet më të fundit të asaj që tashmë është bërë politika e deklaruar e qeverisë në Beograd për të minuar rendin rajonal të sigurisë. Ky nuk është më shumë se një rifillim i projektit të epokës së Millosheviqit “Serbia e Madhe”, i cili çoi në dhunën më të keqe dhe mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vëmë re gjithashtu se të gjitha aktivitetet irredentiste të Serbisë deri më sot kanë ardhur me mbështetjen dhe mbështetjen e qartë të Federatës Ruse.

Moska ka vendosur në mënyrë aktive inteligjencë dhe mjete parakriminale në të gjithë rajonin për të përshkallëzuar më tej tensionet.

Nuk duhet të lejojmë një tjetër Srebenicë, Vukovar dhe Raçak.

Nuk mund të mpihemi nga përdhunimi. Ne nuk mund të jemi të shurdhër ndaj padrejtësisë së genocidit dhe mizorive. Trupi i femrës nuk mund të përdoret si fushë beteje.Përdhunimi nuk është një krim lufte i klasit të dytë.  Të gjithë duhet të ngrihemi dhe të flasim. Le të vazhdojmë të bashkohemi, le të flasim me zë të lartë që të gjithë kombet e lira të botës të dëgjojnë. Le të mos dorëzohemi kurrë.

Unë do të jem me ju në çdo hap të rrugës. Ju më frymëzoni. Dhe ju premtoj, së bashku do ta fitojmë këtë luftë. Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë të mbijetuarit tanë! Zoti e bekoftë Amerikën!

***

Me duartrokitje dhe lot në sy u mirëpritën dy të mbijetuarat e dhunës seksuale zonjat Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani të cilat kërkuan drejtësi për 20.000 vajzat dhe grate e dhunuara si dhe 50.000 gratë dhe vajzat e tjera në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë.  Zonja Vafsije Krasniqi Goodman tha se: “Ne po punojmë fort për të sensibilizuar mbarë opinionin botëror dhe bota ta marrë vesh se shteti serb i udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic ka qenë barbar.  Gjithashtu zonja Vafsije Krasniqi Goodman në llogarinë e saj në F/B shkruan se dita e djeshme për atë ka qenë një ditë e mahnitshme në Uashington DC një ditë para Mitingut për Drejtësinë.   Ajo shkruan se ne morëm mbështetje për të mbijetuarit e krimeve të pandëshkuara seksuale të luftës serbe dhe Vëllezërit Bytyqi. Faleminderit liderit demokrat të Senatit Chuck Schumer, kongresmenit Lee Zeldin, kongresmenit Ritchie Torres kongresmenit Adriano Espaillat, kongresmenit Joe Morelli dhe shumë të tjerëve, si dhe zyrtarëve nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për angazhimin e tyre për të luftuar së bashku me ne.

Në emër të familjes Bytyci foli z.Ilir Bytyçi, vëllai i Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës dhe akoma nuk gjenden trupat e tyre.  Ilir Bytyqi

është aktivist për të Drejtat e Njeriut, duke luftuar pandërprerë për Drejtësi në rastin e vëllezërve të tij Bytyqi

Ai tha se askush nuk është dënuar për krimet makabre që kryen kriminelët serbë.

Ai ishte i shoqëruar nga prindërit e tij dhe të tre bijve të UÇK-së, Baca Ahmet me zonjën Bahrije, të cilët kane 20 vjet që kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre. 

Zonja Wiola Rebecka aktivistja për të drejtat e njeriut, psikoanaliste e licencuar PhD, autor e librit “Përdhunimi një histori turpi” dënoi gjithë krimet makabre serbe.  Një tjetër folëse ishte dhe Znj. Ida Sefer një e mbijetuar e genocidit në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së saj studimit dhe ndarjes së historisë së Ballkanit dhe çështjeve të të drejtave të njeriut. Ajo eshte presidente e Institutit Boshnjako-Amerikan të Genocidit.

Në këtë tubim folësit e tjerë kryesor ishin si: Ligjvënësi në Westchester County z.David Tubiolo, Asambleistja e NYS Nathalia Fernandez, Tommi Mischel artistja kroate amerikane, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe komunitetit, z.Vedat Gashi, ligjvënësi i Qarkut Westchester, aktivistja e mirënjohur Ariana Elezaj anëtare e bordit të Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”, hulumtuese e ndërtimit të komunitetit koheziv, gazetarja e shquar Albana Xhara, Blerina Kadribeg aktiviste e  komunitetit boshnjak që jetoi gjenocidin boshnjak.  dhe të tjerë të cilët denoncuan me forcë krimet serbe. Ata kërkuan në këtë tubim që të gjitha viktimat e dhunës seksuale si në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Kroaci, nga ushtria serbe, krimet e të cilëve duhet të cohen para drejtësisë ndërkombëtare.  Ata thanë se ushtarët që kryen krimet e luftës akoma nuk janë çuar para drejtësisë.

Me shumë interes u mirëprit dhe asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe publike në shkollën e çështjeve ndërkombëtare dhe publike të Universitetit të Kolumbisë dhe anëtar i fakultetit filial i Institutit Harriman,Tanya Domi.

Në këtë protestë foli në podium dhe z.Mark Qehaja kryetar i shoqatës shqiptaro amerikane Skënderbej Inc. i cili tha se ne duhet të luftojmë gjer në fund sa të cohen para drejtësisë gjithë kriminelët. 

Gjatë intervistës për TV “Alba Life” znj.Vasfije Krasniqi Goodman tha se unë tashmë jam deputete e zgjedhur me votat e popullit në Parlamentin e Kosovës dhe e kam për detyrë ta ngre me forcë zërin tim në mbrojtje të të gjtiha viktimave nga ushtria kriminele serbe.

Të gjithë protestuesit ndërmjet tyre dhe Blerim Gjocaj ushtar i UÇK-së shpresonin se një ditë të gjithë kriminelët do të përfundojnë para drejtësisë për t’u ndëshkuar për krimet barbare, pasi shpresa vdes e fundit. 

Të gjithë betohemi!

28 tetor, 2021

Manhattan, New York