New York: Shënohet 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Nderohet kujtimi i Jasharajve dhe tre vëllezërve Bytyqi 

Nga Beqir Sina

YONKERS, New York

Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, më datën 10 Mars në Regency Hotel në Yankers, New York, Shoqata Atlantiku së bashku me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe 25 Vjetorit të themelimit të Batalionit Atlantiku, me një solemnitet të veçantë kanë përkujtuar me nderim, përulje, respekt e mirënjohje të thellë heronjtë e dëshmorët e kombit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës. 

Ky manifestim është zgjedhur të mbahet pikërisht për çdo fillim Marsi në afërsi të Hotelit Royal Regency , përndryshe  vendit, ku 25 vjetë më parë, do të nisej për të luftuar në Kosovë – Batalioni Atlantiku, për lirinë dhe çlirimin e saj, me luftëtarët shqiptarë nga Amerika.

Kjo ceremoni e cila shënojë edhe përmbyljen e 5/6/7 Marsit, e njohur si Epopeja e UÇK-së, nisi me pelegrinazhin – homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyçi, ku përfaqësues diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Uashington, dhe New York, ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku, familjet e dëshmorve, vendosën kurora buqeta me lule të freskta në nderim dhe lavdi të heronjvë të rëne për çlirimin e Kosovës martire.

Në këtë solemnitet përkujtimor morën pjesë ish luftëtarë të UÇK-së, prindërit e tre vëllezërve  dëshmorë Ylli, Agronit dhe Mehmet , babai Ahmet dhe nëna Barije Bytyçi, famijarë të tjerë të dëshmorëve të Kosovës, mysafirë nga Europa, kontribues të dëshmuar të luftës për liri dhe veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, përfaqësues diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Uashington, Nënkolonel Berat Shala, Atashe i Mbrojtjes, Konsulli i Përgjithshëm i R.Kosovës, Ambasador Blerim Reka, konsulli  Fatmir Zajmi, filantrop, si dhe gazetarë të medias shqiptare. 

Në shenjë nderimi dhe respekti të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë së Kosovës, të pranishmimit mbajtën një minutë heshtje.

Ish luftëtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi e moderoi këtë veprimtari përkujtimore.

Lushi tha se : “Përkujtimin i Epopesë së UÇK-së, Jasharajve dhe tre vëllezërve Bytyqi është edhe krenari edhe dhimbje. Kur përkujtojmë Epopenë e lavdishme përkujojmë madhështinë e lirisë dhe forcën e kombit shqiptar. Epopeja na udhëzon për bashkim dhe forcim të mëtutjeshëm. Lavdi Familjes Jashari dhe Vëllezërve Bytyqi. Lavdi UÇK-së!”

Duke hapur këtë  ceremoni në perkujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, 5 – 6 – 7 Marsit, komandat Gani Shehu, tha se shqiptaro-amerikanët bënë shumë sakrifica për lirinë e Kosovës, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kososvës.

“Batalioni Atlantiku ka dhënë shumë për lirinë, derisa dhanë edhe tre nga bijtë e tyre, të cilët shkuan për t’u bashkuar me UÇK-në,” tha Shehu.

Me këtë rast ai përmendi dhe dërgimin e ish komandatëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke thënë se është bërë me qëllim që të njolloset lufta për liri, dhe duke bërë edhe një padrejtësi historike nga gjykata ndërkombëtare; 

“ Me një padrejtësi historike, me një tendencë që Ushtria Çlirimtare të Kosovës të njolloset, por, njolla dhe e keqja e këtij skenari, do të bjerë vetëm drejtësi nga padrejtësia e madhe e Hagës, edhe ndaj UÇK-së, dhe ndạj komandantve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  popullit të Kosovës si popull liridashës, që gjithmon ka luftuar për liri e pavarësi e të drejtat e tyre në trojet e veta.

Ambasadori Reka, në fjalën e tij kujtojë se 5/6/7 Marsi, nuk ishte vetëm mbrojtja e families Jashari, por ishte mbrojtje e trojeve shqiptare: 

“ Adem Jashari dhe familja e tij nuk shkoi ta bombardoi Beogradin, Nishin apo Kragujevacin, por e mbrojti pragun e derës së tij, në Drenicë. Dhe, kjo ishte porosia e parë,  si e tha dhe drejtuesi i kësaj ceremonie, Uk Lushi, “Kjo ishte një luftë çlirimtare e pastër dhe konform të gjitha lligjeve dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare si ajo e Konventës së Gjenevës dhe asaj të Hagës.”

Më pas tha Ambasador Reka,nuk ka rast tjetër në histori të dallohet për sakrificën, guximin dhe pastërtin me luftën çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se ky jubile me të cilin po e përmbyllim ne në SHBA, javën që shënon 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, epopeje të lavdishme, lidhet edhe me dy data shumë të rëndësishme – pa të cilat nuk do të ishin bërë dhe nuk do të kishin ndodhur prei nisjes së kësaj lufte :

 ” Eshtë 25 – vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 16 – vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tha Reka, duke sugjeruar se “ Ende nuk është thënë dhe shkruar aq sa duhet për luftën çlirimtare,  universitetet, shkollat e larta, isnstitucionet akademike, studiues e historian të thellohen më shumë për luftën e pastër e të lavdishme të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Uk Lushi, në prezantimin e folësve të radhës, pikasi në pasazhe edhe atë patriotizimin e shqiptarve luftën për liri, duke e  shtrirë atë gjerë në kufirin e Shqipërisë Etnike. 

Ndërsa, ai ftoi Kryetarin e Vatrës, z. Elmi Berisha, kujtojë dimesionin patriotik që i dhanë vatranët një shekull më parë çështjes kombëtare shqiptare. Atë qysh më 1920, kur nga Amerika në Shqipëri, shkuan vullnetarët me uniformat e Trupave Vullnetar të Vatres apo “Garda Civile”, siç u quajt zyrtarisht më vonë, në fillim të vitit 1920, për mbrojtjen e Shqipërisë nga Andratët grek, tha ai..

Kryetari I Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha , ndërsa shprehu minjohjen e përjetshme për UÇK-në, Batalionin Atlantiku , foli me përulësi dhe respekt edhe për dëshmorët e lirisë së Kosovës, dhe shëndrritjen e kësaj epopeje historike kombëtare.

“Po!, tha Berisha, Vatra për koicidencë një shekull më parë kishte dërguar “ushtarët” e saj ose si u quajtën ata Trupat Vullnetare te Vatres, që u nisën nga Bostoni MA, dhe shkuan në Shqipëri për mbrojtjen e saj. Dhe, njëqind vjet më pasë ishte Batalioni Atlantiku, nga Amerika, ai si njëqind vjet më parë na nderoi ne shqiptarët, duke treguar edhe atë valën e madhe historike të patriotizmit shqiptar edhe në diasporë. Pra, çështjes kombëtare shqiptare, e cila i bashkoi gjithmonë shqiptarët, dhe gjithmonë në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Nënkolonel Berat Shala, Atashe i Mbrojtjes, në Ambasadën e Republikës së Kosovës, në Washington, shprehu gjatë fjalës së tij një mirënjohje për Batalionin Atlantiku, dhe vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Kam pas nderi dhe përvilegjin, që të jem njëri prej kadetve që jam financuar nga Batalioni Atlantiku, dhe ma mirë me thanë se është iniciuar nga Batalioni Atlantiku.  Dhe, kam nderin e respektin t’i shërbejë vendit tim, sot duke përfaqësuar Republikën e Kosovës në Washington. Nuk ka nder më të madh se sa ky që më është dhënë mua. Por, pa sakrificen sublime të familjes Jashari, e të gjithë të rënve për lirinë e Kosovës, unë nuk do të isha sot këtu ku jamë, dhe nuk do të isha i mundur të jepja kontributin që mundesha me dhanë”, tha Atashe i Mbrojtjes, – Nënkolonel Berat Shala.

Shefki Mexhuani ish-drejtori ekzekutiv i ‘Fondit Vendlindja Thërret’ për ShBA dhe Kanada, është njëherësh iniciator dhe themelues i ‘Batalionit Atlantiku’, pos respektit së përkujtimit të Epopesë së UÇK-së, dha me anë një “raporti” të detajuar, pjesëza nga themelimii Batalionit Atlantiku, dhe organizimi i tij ushtarak, prej nga nisja për të luftuar në Kosovë, dhe deri te bashkëngjitja e tij – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për çlirim. “Nga, ku nga ky batalion mbeten trę të vrarë, trę vëllezërit Bytyçi, dhe disa të plagosur që humbën e edhe gjymtyrët e trupit të tyre, Gojçaj dhe Dervisholli…..” tha Mexhuani.

Gazetari Gjek Gjonlekaj, si ish-zëdhënës i UÇK-së, për SHBA & Kanada, tha se unë kisha lexuar vazhdimisht shtypin amerikan të asaj kohe, ose kisha dëgjuar personalitete të larta  amerikane e ndërkombëtare nga Ushingtoni e Nju Jorku, por asnjëher nuk kisha parë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të quhej “Terroriste”.

Ai tha se “Kjo është periudha më tragjike, dhe historike , ngase Epopeja e UÇK-së, është lindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lindja e Kosovës. Ditë lufte, qendrese dhe sakrifice që bënë Jasharajt, kundrejt gjithë asaj ushtrie dhe armatimi special ushtarak,((tanke, autoblinda, topa, granata dhe  mortaja,) 3 ditë e netë pa/pushim , ka qenë vepër e madhe heroike dhe historike e Familjes Jashari në Prekaz.Sepse, mendojë se ka pasar të vrarë edhe nga ushtria serbe.”

Më pas Gjonlekaj, në stilin e tij gazetaresk, renditi ngjarjet e marsit që lidhen e Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga SHBA.

“Në fillim të marsit 1998, kur diplomati Gelbard, ( Amb.Robert S. Gelbard) me diplomat të tjer nga Departamenti i Shtetit, organizuan një dëshmi para kongresit amerikan, ndërsa, ne u mblodhëm në një demostrat të thirruar nga Fondacioni Vendlindja Thërret, për të ngritur zërin tonë; se UÇK-ja nuk është terroriste. Dhe po atë ditë doli lajmi që në Drenicë( Prekaz) ishin vrarë Familja Jasharaj. Dhe, po atë ditë nga ajo seancë u hoqë edhe nga amerikanët stigma “UÇK-ja Terroriste”.

Më tej Gjonleka, tha se dhe sh- Sekretarja e Shettit, Medeline Albright, i kishte thënë Millosheviçit, në atë periudhë se :

 “ Ju po thoni se UÇK-ja, është terroriste, por bëj kujdes se ju po dilni terrorist”. Dhe, ashtu doli me të vërtet Millosheviçi u shpall terrorist, dhe vdiq në Hagë, ndërsa, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, doli se ishte një ushtri e shejtë, ishte ajo që mbrojti dinjitetin tonë konmbëtar, nderin, popullin e Kosovës, tokën dhe pragun e shtëpisë.”

Shënimi i 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u mbyllë me një fotografi të përbashkët, nga të gjithë pjesëmarrësit.