New York: U mbajt Kuvendi i Shoqatës Dibra, emra të rinj në Këshill

Njoftohet se së shpejti ky Këshill do të takohet në një mbledhje ku do të zgjidhet edhe Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe tre Arkëtarët

 

Nga Beqir Sina

STATEN ISLAND, NY: Sipas faqes së internetit të Shoqatës Atdhetare Dibra në Staten Island – New York, javën e kaluar është mbajt Kuvendi i rradhës së Shoqatës Atdhetare Dibra . Ky Kuvend u mbajt në një nga mediset e hotelit Hilton në ishullin e “dibranëvë” Staten Island – Neë York. Të pranishëm thuhet në një raport të kësaj shoqate ishin reth 50 anëtarë të këtij Kuvendi.Një numër sipas tyre jo i mjaftueshëm për një Kuvend të rregullt sipas staturores ngaqë thonë ata kemi të bëjmë me një komunitet shumë të madhe dibran këtu në New York( të paktën jo zyrtarisht thuhet se janë rreth 15 mijë dibran në New York).
Raporti i publikuar në adresën e internetiti /www.dibra.us/ Faqja zyrtare e Shoqatës Atdhetare “DIBRA” – SHAD me qëndër në New York, thotë se :”Kuvendi u hap nga kryetari i shoqatës Ilirjan Rusi, i cili e nisi fjalën e tij duke i përshëndetur të pranishmit me një falimnderim të vecantë për të gjithë atë cfarë kan bërë deri tani për të arritur deri nëkëtë Kuvend.
Kryetari i SHAD zoti Rusi, më tej vazhdoi duke spjeguar për aktivitetet dhe veprimtarit e sukseshme që ka pasur shoqata në këtë në këtë mandat prej se kur ai e mori udhëheqjen e saj. Ai nuk la pa përmendur disa nga ato që Rusi i quajti arritje dhe suksese, ku mes të tjerash përfshiheshin ri-hapja e zyrës qa ka Shoqata sot, me një administrator dhe ëebmaster profesional (Adriatik Pilku), organizimet e mbrëmjeve festive sidomos atë madhështoren në 100 vjetorin e pavarësisë,por projektin e nisur në ndihmë të fëmijëve të shkollave fillore në Dibër të Madhe, gjithashtu ai permendi edhe takimin me bizinismenët dibranë dhe me aktivist të dalluar të komunitetiti. Për të cilin thuhet se një prmbëledhje e plot e aktiviteteve të Shoqatës gjatë këtij mandati ai do të nxjeri në faqen e internetit ( /www.dibra.us/ Faqja zyrtare e Shoqatës Atdhetare “DIBRA” – SHAD me qëndër në New York,)së shpejti pra në formën e një raporti të detajuar.
Në të njëjtin njoftim zyrtar lidhur me mbajtjen e këtij Kuvendi theksohet se Arkëtari i kësaj Shoqatës,zoti Selaudin Radoveshi dha raportin financiarë të buxhetit për këtë mandat dy vjecar, dhe fill mbas dëgjimit të këtij raporti Kryetari i Dibranëve në SHBA, zoti Ilir Rusi filloi menjeher nga procedura, pra me zgjedhjen e Këshillit të ri të Shoqatës Atdhetare DIBRA. Me këtë rast kreu i Shoqatës, iu lut anëtarëve të Kuvendit që të dalin me propozimet e tyre.
Dhe kështu u veprua sipas statutores “U propozuan 20 emra nga pjesëmarrësit për në Këshillin e ri të cilët pranuan propozimet., Gjithmon sipas raportit të publikuar në internet thuhet se ka pasur dhe propozime tjera, por për fat të keq u refuzuan për arsye personale” sqaron Raporti i publikuar në adresën e internetiti /www.dibra.us/ Faqja zyrtare e Shoqatës Atdhetare “DIBRA” – SHAD me qëndër në Staten Island – New York.
Në fund të këtij raporti publikohet edhe Lista me 20 emrat e porpozuara të cilët janë hedhë në votë për miratim ku Kuvendi i rradhës votoi për ata emra që ishin më adekuat për të qenë në Këshillin e ri 2012 – 2014. Nënvizohet, se për fat të keq një nga të propozuarit është dasht të hiqet nga lista e anëtarëve të Këshillit të ri, sipas tyre për shkak se nuk ishte i përshtatshëm për të qenë në Këshillin e ri.

1. OMER PAPRANIKU
2. EMIN EGRIU
3. ILIR RUSI
4. MUSA PACUKU
5. MURAT MELA
6. AGRON MASLINKA
7. BESIM RAMADANI
8. MUHAREM BOROVA
9. FISNIK DACI
10. SELAUDIN RADOVESHI
11. MUHAREM SHEHU
12. SHPETIM KASAPI
13. ADICE VELIU
14. REFIK KOSOVRASTI
15. YLBER PILKU
16. BASHKIM KLLOBOCISHTA
17. OSMAN GREVA
18. AGO MAQELLARA
19. FATMIR BEGU

Si përfundim kjo ishte edhe lista zyrtare e Këshillit të ri të Shoqatës Atdhetare DIBRA me qendër në Staten Isalnd – New York. Ndërkohë, njoftohet se së shpejti ky Këshill do të takohet në një mbeledhje ku do të zgjidhet edhe Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe tre Arkëtarët, bënë të ditur faqja e internetiti /www.dibra.us/ Faqja zyrtare e Shoqatës Atdhetare “DIBRA” – SHAD me qëndër në Staten Island – New York, duke shtuar se :”Për më shumë informacione ata do t’ë njoftojnë menjëher pas takimit me Këshillin i SHAD-it.