Veprimtaria u organizua nga SHSHA “Skënderbej” Inc në mjediset e Qendrës “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike “Zonja e Shkodrës” në Harstdale
Nga Keze Kozeta Zylo
Në mjediset e Qendrës “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike “Zonja e Shkodrës” në Harstdale, New York Komuniteti Shqiptaro Amerikan u mblodh për të promovuar librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit nga Kosova Rrustem R. Berisha.
Promovimi i librit u realizua me nismën e dy Kryetarëve të Nderit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. z. Bashkim Shehu dhe Mark Qehaja bashkë me mbështetësit kryesor z.Qemal Zylo Anëtar Nderi dhe Faton Zogiani ish anëtar i Kryesisë së ShoqatëS “Skënderbej”.
Ky libër sjellë para botës holokaustin dhe fatin tragjik të shqiptarëve nga serbo malazeztë për dy shekuj. Natyrshëm diskutantët s’mund të ndanin dhe gjendjen shqetësuese në Veri të Kosovës. Sidoqoftë ne udhëhiqemi nga burrat e ndritur të Kombit nga vizioni i prijsave tanë si psh Ibrahim Rugova që e shkriu jeten e tij për Kosovën ngase:
Burri shqiptar Ibrahim Rugova/ Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës/ Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj/ Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.
Në fakt betejat vazhdojnë, nuk mbarojnë, paqësisht le t’i mbrojmë trojet tona sepse:
Miq! Kosova është gjaku im që nuk falet do të shkruante Bardi i Poezisë Ali Podrimja!
Le të jemi bashkë për Kombin!
Përshëndetjen dhe hapjen e aktivitetit e bëri Z. Bashkim Shehu bashkëthemelues dhe ish ZV/Ministër i Mbrojtjes i cili uroi autorin e librit z. Berisha si dhe të gjithë të pranishmit që kishin ardhur për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe kombëtare.
Kumtesat
Barbarizmi dhe antihumanizmi serbo-malazez mbi shqiptarët në librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit Rrustem R. Berisha.
Referoi z.Faton Zogiani biznesmen i suksesshëm nga Kosova dhe ish anëtar i kryesisë së Shoqatës.
Holokausti serbo-malazez mbi popullsinë e pafajshme shqiptare dhe situata politike në ditët e sotme në Kosovë dhe Shqipëri, referoi Gjeneral Asllan Bushati, ushtarak i lartë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Libri “Gjenocidi serbo-malazez” është një studim historik kombetar mbi tragjedinë shqiptare për dy shekuj me radhë nga Kozeta Zylo.
Me shumë emocion dhe duartrokitje u mirëprit përshëndetja me një vidio mesazh nga z. Rrustem R. Berisha, autori i librit “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” i cili ka punuar për 15 vjet rresht.
Nderoi me pjesëmarrjen e tij z.Ahmet Bytyqi prindi i vëllezërve Bytyqi të rënë për Liri.
Vëllezërit Bytyqi Agron (23), Mehmet (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata iu bashkuan “Batalionit Atlantiku” dhe ishin luftëtarë të UÇK-së.
Qëndresa heroike e shqiptaëëve si gjeneral Rrustem Berisha ku referoi z. Hafiz Shala atdhetar dhe anëtar per 31 vjet i Kryesisë së Ligës Shqiptaro Amerikane që drejtohet nga Kongresisti Joe Di Guardi.
Me shumë mjeshteri dhe dashuri u performua “Vallja e Tropojës” dhe “Vallja Kosovare” interpretuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit nën drejtimin e nxënëses së rritur, artistes që premton shumë, Edona Gjidija. Nxënësit si: Erza Shala dhe Leon Gashi, Jessica dhe Jonathan Ndregjoni, Klesta Xama, Laura dhe Ryan Leka, Ajla, Klea, dhe Ema Martini etj. dukeshisn sikur ishin artistë të Asamblit Popullor. Ju jemi shume mirënjohes pasi ata së bashku me prindërit erdhën në këto ditë
ushimesh plot mirësi dhe respekt për shkollën dhe artin. Ata sollën hare dhe gëzim dhe natyrshëm e ardhmja ju përket atyre, pasi gjaku I dëshmorëve të Atdheut s’do të harrohet kurrë dhe do të bëhet dritë për ta.
Vlerat dhe sensibilizimi i mbarë opinionit botëror për krimet kundër shqiptarëve në Librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i tokave shqiptare, 1800-1999” me autor Rrustem R. Berisha, referoi z. Mhill Velaj shkrimtar i mirënjohur dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan.
Z. Tom Gjergji artisti i mirënjohur i Diasporës intepretoi plot kulturë dhe profesionalizëm për Kosovën dhe Kombin..
Situata në Kosovë dhe në Shqipëri
Pas kumtesave u diskutua rreth situatës në Kosovë dhe në Shqipëri
Temën: “Shteti shqiptar duhet të jetë në unitet me shtetin e Kosovës për trojet Kombëtare”
Referoi z. Mark Qehaja Kryetar Nderi I shoqatës, bashkënismëtar I aktivitetit si dhe ish ushtarak në forcat e NATO-s.
Zbrazja e trojeve shqiptare sot dhe rreziku i brendshëm referoi z.Frank Shkreli gazetar i shquar dhe ish drejtor i Zërit të Amerikës.
Isa Brecani anëtar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” interpretoi vargje nga krijimtaria e tij dhe u mirëprit me duartrokitje.
Përshëndetjet
Dr. Pashko Camaj Shefi i Kabinetit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” përshëndeti në emër të Vatrës dhe uroi autorin Berisha si dhe vlerësoi inisiatorët për këtë aktivitet me vlera në promovimin e librit.
Përshëndetjen nga Prof. James E. Young i cili është profesor i nderuar i Studimeve Angleze dhe Judaike Emeritus në Universitetin e Massachusetts e lexoi zonjusha simpatike Elisa Qehaja, një studente e shkëlqyer në Baruch College.
Me vidio mesazh përshëndeti z. Islam Lauka ish Ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe autor i disa librave, vidio që shfaqeshin në ekran nën kujdesin e z. Drin Zogiani.
Përshëndetjen e Prof. Elenca Kocaqi e cila është profesore në universitetin e Durrësit dhe ka shkruar disa libra që flasin për origjinën Pellazgo-Ilire të Shqiptarëve e lexoi K. Zylo
Z. Shpëtim Qorraj i biri i Heroit Mustaf Qorraj që ra heroikisht në Luftën për Kosovën
Komandant i Togut, të Brigadës 112, “Arben Haliti” përshëndeti nismëtarët, aktivitetin, Alba Life dhe solli me plot emocion përjetimet e dhunshme serbe, qysh kur ishte në moshën 13 vjec.
Z. Agim Gashi ish ushtar i UÇK-së që mori pushkën dhe luftoi për Lirinë e Kosovës solli disa fragmente rrënqethëse nga jeta e tij dhe Luften për Liri.
Në këtë tubim përshëndeti dhe Z. Esad Gjonbalaj Aktivist i shquar dhe njeri ndër themeluesit e Fondacionit Plavë Guci, inicues i shumë aksioneve humanitare gjithandej trojeve shqiptare ,ku një ndër veprat humanitare bashkarisht me atdhetarët është ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në vendlindjen e tij në Vuthaj në vlerën 180,000.00 dollarë. Gjate viteve të 90-ta moderoi Radion e LDK-së në Amerikë.
Dr. Manjola Duli Doktore e Shkencave në Ekonomi dhe anëtare e Shoqatës “Skënderbej”
solli kumtesën: Kontributi i jashtëzakonshëm i organizmave ndërkombëtare në shtetformimin e Kosovës dhe specifikisht Roli i UNMIK-ut.
Shpend Gjocaj Ushtar i UÇK-së pershendeti aktivitetin dhe solli përkrahjen e familjes së tij të nderuar për Luftën duke i dhënë gjakun dhe dorën e vëllait Qerim Gjocaj Lirisë së Kosovës. Qerim Gjocaj nuk pati mundësi të vinte pasi është në Kosovë me pushime.
Z. Bexhet Asani autor i disa librave përshëndeti të pranishmit me plot dashamirësi dhe uroi autorin e librit z. Berisha.
Z. Prend Gjeta një studjues i njohur dhe aktivist i shquar vlerësoi dhe shprehu mirënjohjen për këtë tubim si dhe përgëzoi autorin për këtë punë kolosale që ka realizur rreth gjenocidit serbo malazez.
Aktiviteti u mbyll me plot sukses dhe dëshmoi dhe njëherë se vetëm tëbashkuar mund t’I zgjidhim cështjet e rëndësishme kombëtare.
Ps: Autorja e këtij reportazhi është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë.
15 Korrik, 2023
Qendra Nënë Terezë
Harstdale, New York