New York: Vaksinimi për komunitetin shqiptar në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island

Një nga 18 pikat e vaksinimit të instaluara nga shteti do të hapet të enjten në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare në Tompkinsville, sipas zyrës së guvernatorit Andrew Cuomo. Qendra, e vendosur në 307 Victory Blvd., do të jetë e hapur në 8 Prill nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 7 pasdite  

Nga Beqir SINA – New York

Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare në ishullin Staten Island – New York, do të hapë dyert e saj – (sallën sportive) pёr vaksinimin e popullsisё. Kjo xhami është zgjedhur nga autoritetet vendore, mbasi i plotëson kushtet e vaksinimit të qytetarëve.  

Në Staten Island, jetonë një komunitet i madh i shqiptarëve, (mendohet, se janë mbi 35 mijë shqiptar), që me këtë rast mund të kenë përparësi në vaksinimin e tyre, duke u regjistruar në këtë qendër vaksinimi – e cila është e vendosur në adresen 307 Victory Blvd. Tompkinsivlle SI, dhe, do të jetë e hapur në 8 Prill nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 7 pasdite.     Sipas zyrës së guvernatorit Andrew Cuomo, thuhet se  qendra e vaksinimit që do të hapet të enjten.

18 pikat e instaluara të vaksinimit me bazë në komunitet në të gjithë shtetin e New York-ut do të vijnë me ndihma informative në internet gjatë javës së ardhshme në shtëpitë e pleqve, qendrat kulturore të komunitetit dhe hapësirat e objekteve fetare, shkollat si dhe bizneset lokale.     

Krijimi i shumë prej këtyre vendeve të vaksinimit u bë i mundur përmes partneriteteve me shumë ofrues të kujdesit shëndetësor publik dhe privat. Qendrat pritëse dhe ofruesit e partnerëve kryejnë shtrirje brenda komuniteteve të tyre dhe punojnë me udhëheqës dhe organizata të komunitetit për të identifikuar banorët e Nju Jorkut të kualifikuar dhe për të caktuar takimet e vaksinimit.  

Për t’u regjistruar për vaksinim, vizitoni: covid19vaccine.health.ny.gov.