Sofje, 30 mars 2022 – Publikimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar menjëherë reagime negative në Bullgari. Reagimet kanw tw bwjnw me numrin e bullgarwve.
Sipas rezultateve të publikuara të mërkurën, më 30 mars, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 3,500 bullgarë.
Slavi Trifonov, kryetar i partisë “Ka një popull të tillë”, e cila wshtw pjesw e koalicionit qeveritar, pretendon se numri i bullgarwve wshtw shumw mw i madh se sa doli nga Enti Shtetëror i Statistikës, në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka thwnw se është e absurde të mendohet se në Maqedoninë e Veriut jetojnë vetwm 3.500 bullgarë, ndërsa pasaportw bullgare kanw marrw mbi 100 mijw qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, nw Maqedoninw e Veriut bullgarwt kanw frikw tw tregojnw pwrkatwsinw e tyre etnike.
“… mbi 100.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut i kanë vërtetuar rrënjët e tyre bullgare në Bullgari, por në Maqedoninë e Veriut ata kanë frikë të quhen ‘bullgarë’. Pwrse në një vend normal qw pretendon të anëtarësohet nw Bashkimin evropian, Maqedonia e Veriut, një person do të kishte frikë të thotë se çfarë është? Ky nuk është një vend normal evropian”, ka shkruar Trifonov, në një postim në Facebook.
Ai ka paralajmwruar se Sofja nuk do ta heqw heqw veton kundwr çeljes sw negociatave pwr anwtaresimin e Maqedonisw sw Veriut nw Bashkimin Evropian.
“Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë një vend normal, evropian, dhe të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, atëherë qytetarët e saj duhet të lejohen të deklarojnë lirshëm përkatësinë e tyre kombëtare dhe të drejtat e tyre nuk duhet të shkilen. Derisa të ndodhë kjo, Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Trifonov.
Reagimi i tij vjen një ditë para takimit të grupeve të ekspertëve të të dy vendeve, në Shkup, për të diskutuar lidhur me dallimet për të kaluarën historike.
Në nëntor të vitit 2020 Sofja e ka bllokuar çeljen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke e kushtëzuar heqjen e vetos së saj me zgjidhjen e kontestit lidhur me identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase.
(Sipas REL)