Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov, e ka cilësuar të tmerrshme foton e parë pas aksidentit tragjik në autostradë ku një autobus me targa të Maqedonisë u shkrumbu plotësisht së bashku me 46 persona në bord.
Ai tha se viktimat është e vështirë të identifikohen pasi ata janë të karbonizuar dhe askush nuk mund të thotë për momentin sa dhe kush janë ata.
Të paktën 46 persona, mes tyre 12 fëmijë, kanë humbur jetën pasi një autobus me targa maqedonase ka marrë flakë mbrëmë në autostradën e Strumës.
Flakët kanë shpërthyer pasi mjeti është përplasur me parmakët e autostradës.
Sipas mediave bullgare, katër autobusë me targa maqedonasekanë udhëtuar nga Stambolli drejt Shkupit dhe ka mundësi që disa pasagjerë të jenë transferuar nga një autobus në tjetrin gjatë ndalesave të pushimeve.
Katër autobusët ishin të së njëjtës kompani dhe po pushonin në një pikë karburanti përballë Sofjes dhe ende nuk është e qartë nëse 53 pasagjerët në autobus ishin të regjistruar saktësisht apo nëse kishte një transferim nga një autobus në tjetrin.oranews