Nicholas Giacobbe bisedoi me Kurtin e Bislimin për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Prishtinë, 18 nëntor 2021 – I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se sot është takuar me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Giacobbe ka bërë tëditur se në këtë takim, ndër të tjera, është biseduar edhe për planet për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi gjatë mandatit të qeverisë aktuale.

“Sot pata kënaqësinë të takoja Kurtin dhe Bislimin për të diskutuar për një mori çështjes, përfshirë planet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit të Kryeministrit aktual, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Takimi i diplomatit amerikan me Kryeministrin Kurti u zhvillua në kohën që në Kuvendin e Kosovës diskutohej për projektin e gazsjellësit, të propozuar nga Sfidat e Mijëvjeçarit, MCC. Opozita kritikoi Kurtin se po rrezikon përkeqësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që u hodh poshtë kategorikisht nga Kurti.

Dy ditë më parë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeminizstri Kurti tha se pret që marrëveshja me Serbinë të arrihet në mandatin e tij.

(r.m.)