Nik Gjeloshaj pritet të bëhet zëvendëskryeministër i Malit të Zi

Podgoricë, 14 korrik 2023 – Disa media në Mal të Zi raportojnë se tashmë është formuar qeveria e re, ndonëse rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare nuk janë certifikuar ende.

Portali malazez “Borba” shkruan partia “Evropa Tani”, demokratët dhe partitë e pakicave janë marrë vesh dhe ato do ta kenë shumicën parlamentare prej 41 deputetësh.

Sipas këtij portali, partnerë e koalicionit të ardhshëm janë marrë vesh edhe për ndarjen e pushtetit. Partia “Evropa tani”, përveç kryeministrit, do t’i ketë edhe njëzëvendës-kryeministër dhe nëntë ministri, të cilat do t’I ndajë më partnerët e koalicionit parazgjedhor, ndërkaq Demokratët do t’I kenë një zëvendëskryeministër dhe pesë ministri.

Partitë e pakicave do t’i drejtojnë tetë ministri. Partia Boshnjake do t’i ketë pesë ministri, partitë shqiptare do t’I kenë dy, kurse iniciativa qytetare kroate do ta ketë njëministri.

Sipas portalit “Borba”, tashmë dihen edhe emrat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave. Kryeministër i Malit të Zi do të jetë Milojko Spajiq, ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë: Branko Kërvavac, Momo Koprivica, Ervin Ibrahimoviq dhe Nik Gjeloshaj.

Aleanca Shqiptare do ta drejtojë Ministrinë e Integrimeve Evropiane, me kusht që Genc Nimanbegu të vihet në krye të saj. Përndryshe kjo ministri do t’i jepet Forumit Shqiptar, që e ka propozuar Marash Dukajn për ministët të Administratës Publike.

Iniciativës Qytetare Kroate i është dhënë Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Në krye të kësaj ministrie do ta jetë Adrian Vuksanoviq.

Ekziston mundësia që edhe SNP të hyjë në qeveri. Në rast se ndodh kjo, edhe këtij subjekti do t’i jepet një post ministror nga ato që kanë partnerët e mëdhënj të koalicionit, Evropa tani, Demokratët dhe Partia Boshnjake.

(r.m.)