Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Gjatë takimit u bisedua mbi mbështetjen e Kuvendit, Qeverisë dhe të institucioneve shqiptare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, e informoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.
Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, garantoi znj. Sinani se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me Qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.