“Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre, Shqipëria dhe Kosova humbën një njeri të madh, një mbrojtës të përkushtuar të lirisë e të paqes. Bob Dole ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës. Hero i Luftës së Dytë Botërore, legjislator model dhe qytetar i angazhuar, patriot i madh për vendin e vet, mbrojtës i spikatur i lirisë së kombeve të tjerë, sidomos kombeve të rrezikuar, Bob Dole ishte një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, për të cilën ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë.”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.