Prishtinë, 17 qershor 2013 – Qeveria e Kosovës ka iniciuar ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare. Në mbledhjen e të hënës, ku është hapur kjo temë, ka dalë propozimi që në kalendarin e ri të festave shtetërore të Kosovës të përfshihet edhe 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.
Anëtarë të kabinetit qeveritar kanë përmendur edhe disa festa që mund të hiqen fare apo të reduktohen vetëm në një ditë. Ministria e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila qysh moti është angazhuar për reduktimin e numrit të festave, dhe zëvendëskryeministria e ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, kanë thënë se nga kalendarin e festave shtetërore duhet të fshihet Dita e Evropës, Një Maji, Dita e Kushtetuës e ndonjë tjetër.
Po ashtu, kanë propozuar që ditët e festave që bien në ditët e pushimit javor të mos barten në ditët e punës. Propozimi i fundit nuk ka hasur në përkrahjen e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit, i cili ka thënë se disa festa fetare kremtohen më shumë se një ditë, prandaj është e drejtë që dita e pushimit të bartet së paku për një ditë, në qoftë se festa bie në ditët e uikendit.
Në listën e festave shtetërore të Kosovës gjendet një numër i madh festash. Kkjo është kushtëzuar numri i madh i festave kombëtare dhe fetare të komuniteteve kombëtare dhe fetare që jetojnë në Kosovë.
R.M.