Kosova nis reduktimin e forcave policore në veri

Prishtinë, 12 korrik 2023 – Policia e Kosovës ka nisur reduktimin e trupavee të saj në ndërrtesat e komunave në pjesën veriore të vendit. Reduktimi bëhet në bazë të pajtimit të Qeverisë së Kosovës e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri dhe krijimin e kushteve për vazhdmin e dialogut.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka knfirmuar se zbatimi i vendimit për reduktimin e forcave policore në ndërtesat e komunave e rreth tyre ka nisur të mërkurën në mbrëmje.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka deklaruar Elshani.

Qeveria e Kosovës është pajtuar që prania e Policisë së Kosovës në objektet e komunave e rreth tyre të zvogëlohet gradualisht, paralelisht me përmirësimin e sigurisë në veri. Qeveria ka thënë se javën e parë do të tërhiqn 25 për qind e forcave policore që janë vendosur në veri më 26 qershor, kurse tërheqja e plotë është parashikuar të bëhet për dy muaj.

“Qeveria e Kosovës deklaron publikisht gatishmërinë e saj për t’u angazhuar për shtensionimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, thuhet në njërën nga katër pikat e zotimit me Bashkimin Evropian

(r.m.)